Ishte ulur në divanin e saj e rreth e rrotull i vinte nipi në të vetmen dhomë që kishin prej 16 metrash katrorë. Ajo vuante nga sëmundja e pleqërisë, ndërsa nipi i saj - ai i cili nuk ndalonte së foluri e së luajturi nëpër dhomë - nga sëmundja e leukemisë.
69-vjeçarja e mbërthyer nga jeta mizore quhet. Ajo jeton në varfëri të skajshme, me djalin, me nusen dhe dy fëmijët. Fshati në të cilën banon Hajrija quhet “Trepçë”, një emër ky që të rrëqeth trupin kur e dimë çfarë pasurie nëntokësore ka, por që realiteti është shumë më ndryshe me banorët që jetojnë aty. Termi pasuri për ta është i panjohur.
Hajrije Qarkaj
Ata banojnë në ish-drejtoritë e “Trepçës”, të cilat që pesëmbëdhjetë vite janë improvizuar në objekt banimi për këta banorë të pastrehë që nuk kishin ku tjetër të shkonin.
Prekëse: Pesë anëtarë jetojnë në një dhomë, e fëmija i vogël vuan nga leukemia
Posted by Telegrafi.com on Monday, April 13, 2015
Në një prononcim për Telegrafin, Hajrija tregon jetën dhe vuajtjet e saj dhe mbi të gjitha hallin më të madh që e ka për nipin, Osmanin.
“Jetojmë këtu që 15 vite, se s’kemi tjetër ku të shkojmë. Djalin, Basriun, e kam të pa punë. Ndonjëherë çan dru ku të mundet. Ndërsa, nipin e kemi të sëmurë nga leukemia. Që tri vite i është shfaqur. Për asgjë s’na bie në mend, veç qysh me e shëru”, tregonte Hajrija me lot në sy.
Banjot kolektive
Ajo gjithashtu thotë se s’kanë kushte për ta trajtuar sëmundjen e djalit dhe se si të munden ia bëjnë me blerjen e barnave.
“I kemi ndaluar të gjitha terapitë dhe kontrollet nëpër mjekë, për shkak të kushteve të dobëta ekonomike. Barnat e fundit që i kemi ble jashtë vendit kanë kushtu 50 euro, të cilat pare i kemi mbledhur si kemi mundur”, tregon tutje ajo.
Edhe pse vitet e bëjnë të veten, Hajrija thotë se ka harruar kur është përkujdesur për shëndetin e saj.
“Kam harruar kur kam blerë barna për vete. S’di qysh po ia dalim me e ngopë barkun me bukë. Nganjëherë rrimë edhe të uritur. Asgjë nuk na bie në mend, veç si të lëmë pak para mënjanë për Osmanin e vogël”, fliste ajo duke iu dridhur buza për gjendjen e rënduar.
Shyqrie Selani
Në të njëjtin objekt, si Hajrija ka edhe banorë të tjerë të cilët nuk janë të paktë në numër. Rreth 60 familje jetojnë në po të njëjta kushte të vështira ekonomike. E, njëra ndër to është edhe Shyqrie Selani, 77-vjeçare, ish banore e lagjes “Kodra e Minatorëve”, e cila që prej paslufte jeton në fshatin “Trepça”.
“Këtu jam që 15 vite, ngaqë më është djegur shtëpia në ‘Kodrën e Minatorëve’. Na kanë sjellë për tri muaj organizata ‘Adra’, por mbetëm këtu”, tha Shyqrija për Telegrafin.
Përkundër Hajrijes që kishte vetëm një dhomë me pesë anëtarë, Shyqrija i ka dy dhoma dhe jeton vetëm me vajzën e saj, por po ashtu në kushte të mjera.
“Në bunker po jetojmë, sikur qeni në pleh. Dy dhoma i kam këtu dhe banjot i shfrytëzojmë tri familje bashkërisht. Ujë më shumë nuk kemi se që kemi. S’di ku shkon më keq”, thotë ajo.
Ajo mblidhte dru jashtë objektit, kudo që gjente për t’u ngrohur, e dhoma i pikonte nga çatia.
“S’kam besim më tek askush që do të na ndihmojë. Jemi rras n’rrena që 15 vite”, thotë Hajrija.
Nga dalja e kësaj ndërtese të mjerë hasëm në një koloni objektesh të vogla, që ndryshe quhet “Lagja e Minatorëve”. Secili nga ta kishte histori të veten që lidhej me gjigantin “Trepça”, por që sot atyre nuk iu bënte përshtypje shumë të madhe.
Lagja e Minatorëve
Në rrugën e kësaj lagje takuam minatorin Smajl Tahiri, i cili punon që 33 vjet në “Trepçë”. Ai është banor i kësaj lagjeje. Edhe pse kushtet ekonomike i ka pak më mirë se fqinjët e tij, ankohet për gjendjen e rënduar të bashkëvendësve.
“Fshati ynë përballet me probleme të ndryshme, si kanalizimet, uji i pijshëm, e sidomos varfëria që i ka kapluar shumicën e banorëve. Kanë kaluar 16 vite dhe asnjë fabrikë s’është hapur. Prej 80 familjeve të ‘Trepçës’, diku 20 janë të punësuar. Ndihma nuk kanë, nuk e di qysh po jetojnë”, thotë ai për Telegrafin. “Banesat në të cilat jetojmë janë të vjetra dhe duhet çdo herë ne t’i rinovojmë. Këto banesa i kanë ndërtuar anglezët kur e kanë pasë ‘Trepçën’ para 80 viteve”.
Valbona Kadriu
Një tjetër familje e cila është prekur nga një dhimbje e thellë, është familja Kadriu, e cila kohë më parë ka humbur kryefamiljarin e tyre që vuante nga kanceri, Hakif Kadriun. Hakifi për mbi 20 vite ka punuar në minierën e gjigantit “Trepça”. Ai la mbrapa nënën, gruan dhe fëmijët e tij.
Minatori vdiq nga kanceri, familja tash i jeton në mjerim. Vajza e kujton përherë e përlotur…
Posted by Telegrafi.com on Monday, April 13, 2015
Marigona Kadriu, vajza e vogël e minatorit, e kujton babanë e saj me dhimbje dhe lot në sy, sikur pret që në çdo moment do t’i shfaqet përpara syve të saj.
“E pres të më dalë përpara, por s’e shoh kurrë. Nuk shkon dita pa qarë për të. Ka qenë njeriu më i mirë në botë, ndaj kam dhembje në shpirt”, flet Marigona për krenarinë e saj.
E, nëna e saj Valbona, së cilës për asnjë sekondë nuk iu ndalën lotët, tregoi për gjendjen e rëndë ekonomike që i ka mbërthyer ata pas vdekjes së burrit të saj minator.
“Hakifi ka punuar pa u ndalur në ‘Trepçë’. S’është ankuar asnjëherë, por sëmundja e kaploi dhe na la. Kemi bërë një jetë normale, por tash nuk kemi para, sepse nuk punon askush nga fëmijët e mi”, tha ajo. “Më kanë premtuar për djalin, që kanë për ta sistemuar në ‘Trepçë’, por ende asgjë nga askush”.
Ky është realiteti i hidhur i këtyre banorëve. Madje, për ta ka humbur shpresa se një ditë do të bëhet mirë për ta. Këtë e thotë edhe minatori Smajl Tahiri: “Këtu kudo ka pasuri nëntokësore, por pasuria jonë e vetme është kjo që sheh – mjerimi”. /Elfije Boletini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës