LAJMI I FUNDIT:

Trepça vazhdon përforcimet, angazhon Orfilan

Trepça vazhdon përforcimet, angazhon Orfilan

Skuadra mitrovicase, Trepça ka vazhduar me përforcime. Pas Joshua Brown, ‘xehetarët’ angazhuan në skuadër basketbollin e pozitës tre, Dominique Lacy ndërsa të dielën ata konfirmuan edhe qendrën, Jan Orfila.

Është Jan Orfila ai i cili do të ndihmojë Trepçën këtë stinor, duke u transferua nga basketbolli spanjoll. Orfila së fundmi ka luajtur me skuadrën nga kategoria e dytë e basketbollit në Spanjë, Penas Huesca, ndërsa është i gjatë 207 cm.

“Orfila është përforcimi ynë qendër. Me ardhjen e tij, Trepça definitivisht i kthehet luftës për titull të kampionit”, u shpreh për Arena, zyrtari mitrovicas, Lenart Vidishiqi. /Tribuna/Telegrafi/