LAJMI I FUNDIT:

Trepça përforcohet me Dominique Lacy

Trepça përforcohet me Dominique Lacy

Dominique Lacy është basketbollisti më i ri i Trepçës. Mitrovicasit i kanë siguruar shërbimet e lojtarit amerikan, i cili në ditët në vazhdim do të zbarkojë në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express drejtori sportiv i ‘Xehetarëve’, Naim Hajrizi. “Kemi arritur marrëveshje me të dhe javën tjetër mund të na bashkohet”, konfirmoi zyrtari i lartë i gjelbër e zinjve.

Lacy është 24 vjeç dhe luan në pozitat 3-4, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës deri tash e ka kaluar në kolegjet amerikane.

Ai është lojtari i tretë i huaj për Trepçën, pas Robert Goff dhe Joshua Brown. Ky i fundit ka arritur së fundmi në Mitrovicë dhe ka debutuar sot në ndeshje me ekipin RTV-21.


Varësisht prej nevojës dhe rezultateve që i shënojnë, mitrovicasit mund ta sjellin edhe lojtarin e katërt të huaj, i cili me shumë gjasë mund të arrijë në ‘Minatori’ në pjesën e dytë të sezonit. /Express/Telegrafit/