LAJMI I FUNDIT:

Trepça liron basketbollistin Herion Faslija

Trepça liron basketbollistin Herion Faslija

Herion Faslija nuk do të jetë më pjesë e Trepçës. Basketbollisti shqiptar është liruar nga kryesia e klubit mitrovicas, pasi ‘Xehetarët’ nuk janë ndarë të kënaqur me atë që dha përfaqësuesi shqiptar për ekipin gjelbër e zi, mëson Express.

Basketbollisti shkodran kishte zbarkuar në Mitrovicë gjatë verës dhe konsiderohej si një përforcim i qëlluar, duke e pasur parasysh faktin se edhe konsiderohej lojtar vendor, por në këto katër javë ai nuk e tregoi veten.

Trepça po kalon nëpër një formë të dobët, e cila u vërejt në katër xhirot e para të sezonit në ETC Superligën e Kosovës në basketboll, ku ka regjistruar vetëm një fitore, duke pësuar tri humbje. /Express/Telegrafi/