LAJMI I FUNDIT:

Trepça, aseti më i rëndësishëm strategjik i Kosovës

Trepça, aseti më i rëndësishëm strategjik i Kosovës

Trepça nuk i ka borxh askujt, pretenduesit e borxheve janë ata të cilët e kanë keqeksploatuar Trepçën, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin që u mbajt sot për të ardhmen e Trepçës, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim përveç kryeministrit Isa Mustafa, të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministra, përfaqësues nga Lista Serbe, si dhe deputetë dhe menaxherët e pjesës veriore dhe asaj jugore.

Kryeparlamentari Veseli në fjalën e tij tha se kriza politike është ajo që po mban peng zhvillimin ekonomik dhe kjo shihet edhe në rastin e Trepçës.


“Ajo që është duke e mbajtur peng Trepçën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është realisht zhytja e vendit tonë në një gjendje të krizës politike ku shpesh herë në vend se me harxhuar kohë për me u marrë me agjenda ekonomike dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë ne duhet të ballafaqohemi me kriza të thata politike të cilat e kanë elementin primar luftën për pushtet. Kjo fatkeqësisht e ka vendosur në plan të dytë veçanërisht agjendën e zhvillimit ekonomik …. Borxh Trepça nuk i ka askujt edhe përfundimi kur do të vije borxhlinjtë më të mëdhenj do të jenë ata që e kanë keq eksplatuar Trepçën në mënyrën më barbare që kanë përfituar nga pasuritë e Trepçës në të njëjtën kohë kanë tentua me i vu borxhet të cilat janë inegzistente”, tha Veseli.

Ai theksoi se deri në muajin nëntor duhet të zgjidhet çështja e Trepçës.

“Është moment përfundimtar që së bashku të vlerësojmë prioritete nacionale edhe në të njëjtën kohë ti kthehemi në mënyrë prioriatre veçanërisht agjendës ekonomik. Trepça në zhvillimin ekonomik të Kosovës ka rëndësi të jashtëzakonshme përkatësisht rivitalizimi i Trepçës, zgjerimi i kapaciteteve në Trepçë investimet… Në asnjë mënyrë ne nuk guxojmë të presim deri më 1 nëntor 2016 kur e kemi afatin përfundimtarë”, tha Veseli.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se takimi ka për qëllim të gjendjet një zgjidhje për të ardhmen e Trepçës.

“Ajo për çfarë unë jam i interesuar sot të diskutojmë është që të shohim se si ta trasojmë rrugën në mënyrë që të vijmë deri tek një zgjidhje. Në mënyrë që të bëjmë një vlerësim të saktë ose përafërsisht rezervat që janë strategjike dhe atyre që janë të shfrytëzueshme të bëjmë një zgjidhje lidhur me të ardhmen e Trepçës dhe po ashtu të fillojmë që Trepça të aktivizohet dhe të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik… Ajo që ne mund të konstatojmë sot këtu është që Trepça nuk ka nevojë që edhe më tutje të mbetet ndërmarrje shoqërore në fushëvep rim të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit . Trepçën assesi nuk do të lejojmë që të likuidohet edhe atë e kemi treguar me vendim të kuvendit. Për Trepçën mund të bisedohet në pikëpamje të ardhmes pronësore të saj me një kombinim të pronësisë publike dhe të bashkëpronësisë ose të një pjesë të pronësisë privatizimit të atyre aseteve të cilat nuk I nevojiten më tutje Trepçës dhe që do të ishin ngarkesë për Trepçën siç janë bizneset që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me Trepçën”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se është i bindur se zgjidhja e çështjes së Trepçës do të ndikojë në rritjen ekonomike.

“Ne kemi bërë disa prej reformave substanciale vitin që e lam. Por. mendoj se pjesë e këtyre reformave tani duhet të jetë edhe zgjidhja e çështjes së Trepçës. Ky takim ka për qëllim që t’ju informojmë lidhur me aktivitetet e deritanishme dhe me bashkërenditjen e politikave qeveritare me gjithë aktorët relevantë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asetit tonë më të rëndësishëm strategjik Trepçës. Jam i bindur se zgjidhja e këtij problem do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të Kosovës përmes rritjes së eksporteve përmes krijimit të një potenciali të zinxhirit prodhues në vlerë të shtruar të rritjes së punësimit edhe të rigjallërimit ekonomik të vendit.”, tha Mustafa

Kryeministri po ashtu tha se detyrë e autoriteteve është që të merren vesh se si t’i qasen strategjisë së Trepçës , ose hartimit të alternativave ekonomike më fizibile që kanë të bëjnë me Trepçën.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori