LAJMI I FUNDIT:

Trend i ri: Meditacioni orgazmik (video)

Trend i ri: Meditacioni orgazmik (video)

Besuat apo jo, femrat e tërë botës po shkojnë të bëjnë masazh vaginal. Ky tretman quhet “meditacion orgazmik”.

Në Britani të Madhe ky tretman brenda një kohe të shkurtër është bërë shumë i popullarizuar, ndërkaq shumë femra shkojnë në meditacione orgazmike me qëllim që të avancojnë jetën e vet seksuale dhe që të përjetojnë kënaqësi sa më intensive.

Kjo praktikë gjoja “përmirëson gjendjen e vetëdijes, thellon intimitetin e çifteve dhe përgjithësisht ndihmon përjetimin e orgazmës më intensive, transmeton Telegrafi.


Kur femra vjen për t’i bërë masazh vaginës, masazhisti në fillim hollësisht përshkruan vagjinën e saj – ngjyrën, teksturën, formën dhe pastaj butësisht i bën masazh zonës intime afro 15 minuta.

Me atë rast femra mund të përjetojë orgazëm, ndonëse nuk mund të ndodhë gjithmonë, mirëpo ekspertët thonë se nuk është aty poenta. “Qëllimi i meditacionit orgazmik është që femra të ndihet këndshëm, që të relaksohet deri në atë masë që të mos dëshirojë as të lëvizë”, thonë ekspertët.

Meditacionin orgazmik e ka “shpikur” në vitin 2001 Nikol Dedon, nga San-Francisko, mirëpo praktika e këtillë vetëm tani është bërë e popullarizuar dhe në gjithë botën ka rreth 10.000 njerëz, të cilët merren me këtë punë.

“Orgazma është e rëndësishme për secilën femër të botës”, thotë Nikol, duke folur për atë se si i ka lindur ideja e meditimit orgazmik. Megjithatë, shumica thonë që kjo nuk është asgjë e re, se fjala është për masturbimin, mirëpo “dikush ka vendosur që atë ta quaj me emër tjetër”.

Shikoni si duket tretmani i meditacionit orgazmik dhe çka thonë lidhur me këtë:

/Telegrafi/