LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Me metodologjinë aktuale, pensioni minimal është rritur për 4 mijë denarë

Trençevska: Me metodologjinë aktuale, pensioni minimal është rritur për 4 mijë denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka folur në lidhje me protestat e djeshme të pensionistëve. Ajo në programin e mëngjesit të televizionit maqedonas foli për pensionet, metodologjinë aktuale për harmonizimin e pensioneve, gjendjen e sistemit pensional dhe kërkesat e pensionistëve që dolën në protestë.

“Kur u zgjodha ministre, gjëja e parë që bëmë ishte vendosja e një zgjidhjeje sistematike për rritjen e vazhdueshme të pensioneve, një metodologji që monitoron inflacionin dhe pagën mesatare. Vendim sipas të cilit pensioni nuk do të kushtëzohet nga asnjë qeveri apo parti politike”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se pensionet e çdo muaji mars dhe shtator janë në përputhje me këtë metodologji. Nga viti 2022 e deri më tani pensioni është rritur me 24 për qind. Ajo theksoi se ende nuk mendon se pensioni minimal është i lartë, por sipas rregullimit të fundit nga 9000 denarë (145 euro) do të rritet për rreth 4000 denarë (64 euro), gjegjësisht do të jetë mbi 13.000 denarë (210 euro).


Në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Bordit Nismëtar të pensionistëve protestues, ajo tha se dyert e ministrisë janë të hapura për çdo qytetar, për informacion, kërkesa dhe nevoja. Kërkesat që janë theksuar nga Bordi Iniciativ do të shqyrtohen.

Trençevska tha se është legjitime të protestohet dhe çështja e rritjes lineare është një kategori kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori