Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas viti në Shqipëri duke e bërë këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë dhe autoritetet, si vendore dhe kombëtare.
Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri në vitin 2022 u shënuan rreth 1880 raste të dhunës në familje me mbi dy mijë autorë të kësaj vepre penale.
Në Qarkun e Gjirokastrës autoritetet gjyqësore po u kërkojnë qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve të dhunës ndërsa strukturat vendore po bëjnë përpjekje të rrisin shërbimet ndaj viktimave të dhunës.
Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.
Zonja Dashi tha se vetë qyetarët mund të bënin padi për rastet e dhunës direkt në gjykatë për të pasur veprime të menjëhershme.
“Jo çdo gjë mund të vijë nga komisariati. Vetë qytetarët duhet të edukohen që t`i drejtohen vetë gjykatës me kërkesë-padi. Sepse mund të ndodhë që për shkak të burokracive komisariatet mund të vonojnë me ditë apo me orë dergimin e denoncimeve, por në raste e dhunës në familje kjo kohë mund të jetë fatale. Mjafton që qytetarët të drejtohen në kryesekretarinë e gjykatës dhe të paraqesin një kërkesë padi në formë shkresore dhe pastaj është gjykata ajo që investohet e tëra në marrjen në shqyrtim të rasteve.”
Zonja Dashi tha se gjatë vitit 2022 Gjykata e Gjirokastrës dha 70 urdhëra mbrojtjeje për raste të denoncimit të dhunës ndërkohë që në vitin 2021 u dhanë 20 urdhëra mbrojtje për dhunën ndaj grave dhe të miturve.
Sipas stastistikave të krimeve dhe drjetësisë penale në Shqipëri rastet e dhunës në familje janë rritur vit pas viti. Në vitin 2022 u shënuan 1887 raste të dhunës në familje nga 1631 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 1374 në vitin 2018.
Edhe numri i autorëve për këto vepra penale ka ardhur në rritje. Sipas stastikave zyrtare në vitin 2022 në Shqipëri për dhunën në familje janë 2003 autorë nga 1733 që ishin në vitin 2021 dhe 1459 që ishin në vitin 2018.
Rastet e dhunës në të shumtën e herës denoncohen me vështirësi, thotë Loreta Mamani, përfaqësuese e Udhërit të Psikologut në Gjirokastër.
“Vihet re që dhuna nuk denoncohet menjëherë në rastet e para. Por ajo zgjat sepse ndodh brenda katër mureve të familjes. Të miturit, nëna, kanë gjithmonë shpresë se babai që i dhunon do rregullohet, do të përmirësohet gjendja, por kur kalon shumë kohë që personi e vazhdon këtë dhunë bëjnë denoncimin ne polici.
Bashkitë kanë krijur struktura të posaçme për këto kategori dhe në Gjirokastër funksionon edhe një qendër e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.
Erjona Shkrepa, psikologe pranë kësaj qendre flet për shërbimet që afrohen:
“Qendra ofron shërbim psikologjik, këshillim dhe mbështetje psiko-sociale, ne ofrojmë akomodim 72 orë për rastet e dhunës, mbështetje me ndihmë ekonomike me një paketë prej 9800 mijë lekë , i mbështesim fëmijët e të dhunuarave me kopshte dhe çerdhe falas si dhe ofrojmë shërbim juridik falas për rastet që paraqiten në qendër.
Zonja Shkrepa thotë se rastet më të shumta të denoncimit të dhunës vijnë nga zonat urbane dhe nga familje me nivel të ulët ekonomik.
“Rastet që paarqiten vijnë nga familjet me ekonomi të ulët. Ndoshta ndikon shkollimi i ulët, ekonomia, janë shumë faktorë që ndikojnë në dhunën në familje.”
Në Shqipëri fenomeni i dhunës, sidomos ndaj grave, vajzave dhe të miturve mbetet një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë jo vetëm prej treguesve në rritje, por edhe thellimit të varfërisë, sidomos në zonat rurale. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë