LAJMI I FUNDIT:

Tregu i naftës mund të “mbytet nga mbiprodhimi”!

Tregu i naftës mund të “mbytet nga mbiprodhimi”!

Tregjet globale të naftës mund të “mbyten nga mbiprodhimi”, duke dërguar drejt çmimeve edhe më të ulëta pas zvogëlimit të kërkesave dhe heqjes së sanksioneve ndaj Iranit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Ndërsa vendet jo brenda OPEC kanë vendosur të zvogëlojnë 600.000 fuçi në ditë në vitin 2016, rikthimi i Iranit mund ta mbush atë boshllëk nga mesi i vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, tregjet botërore mund të lihen me një tepricë prej 1.5 milionë fuçi në ditë, në gjysmën e parë.


Çmimi i naftës shënoi rënien më të ulët në 12 vitet e fundit në më pak se 28 dollarë për fuçi në Londër të martën, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare gjatë fundjavës ndaj Iranit.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës, sinjalizoi sërish të hënën se nuk do të tërhiqet nga strategjia e saj për të ruajtur pjesën e tregut edhe pse çmimet kanë rënë.

Irani mund të jetë i vetmi burim i rritjes së furnizimit të OPEC këtë vit, ka bërë të ditur IEA, shkruajnë mediat e huaja.

Sanksionet ndërkombëtare, duke përfshirë ato në sektorin e saj të naftës, u hoqën më janar 16 pasi Irani kishte plotësuar kushtet e një marrëveshjeje për të frenuar programin e saj të zhvillimit bërthamor.

Eksportuesi i Gjirit Persik mund të shtojë 300,000 fuçi në ditë deri në fund të tremujorit të parë dhe 600,000 fuçi në ditë nga mesi i vitit, tha IEA.

Ndërsa kjo është më poshtë nga ajo që zyrtarisht planifikohet – 1 milion në ditë nga mesi i vitit – kjo mund të jetë e mjaftueshme për të bërë presion në rënien e çmimeve, ka parashikuar agjencia.

Rritja e konsumit do të ngadalësohet këtë vit në 1.2 milionë fuçi në ditë, nga 1.7 milion në ditë në vitin 2015, transmeton Telegrafi.

Ndërsa furnizimet jashtë OPEC-ut provuan “elasticitet” për shumicën e vitit të kaluar, ato u tkurrën në bazë vjetore në muajin dhjetor për herë të parë në tre vjet, sipas IEA.

Rënia e parashikuar e 600.000 fuçi në ditë nga vendet jo-OPEC këtë vit do të jetë më e thepisura që në vitin 1992.

E prodhimit nga OPEC, organizatë që u zgjerua vitin e kaluar me kthimin e Indonezisë, rrëshqiti 90.000 fuçi në ditë në 32.28 milionë në ditë në muajin dhjetor, me gjithë prodhimin pak më të ulët nga Arabia Saudite dhe Iraku, sipas raportit. Kjo është ende rreth 600.000 më shumë në ditë se mesatarja e 31.7 milionë, e kërkuar në vitin 2016.

Me zgjerimin potencial të furnizimit të OPEC dhe ngadalësimin e rritjes së kërkesës, rezervat globale mund të akumulojnë një sasi prej 285 milionë fuçi në vitin 2016, shtuar këtu 1 miliard fuçi të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori