Tre profesorë të universitetit janë bërë milionerë brenda natës pas një “përparimi të madh” në ilaçin e tyre për coronavirus.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ratko Djukanovic, Stephen Holgate dhe Donna Davies krijuan kompaninë e tyre me qendër në Southampton, Synairgen, pothuajse dy dekada më parë.
Aksionet në kompani, e cila u përfshi në një testim të suksesshëm të një ilaçi për të trajtuar COVID-19 këtë javë, janë rritur për 3,000 për qind.
Profesori në mjekësi Djukanovic, 65 vjeç, pa 0.56 për qind të aksioneve të tij në kompani të rriten në vlerë brenda një dite nga rreth 300,000 në 1.6 milion funte.
Ndërkohë 0.59 për qind e aksioneve të mbajtura nga Holgate, 73, një profesor i imunofarmologjisë, u rritën në 1.7 milion funte.
Mendohet se themeluesi dhe profesori i biologjisë molekulare, 67-vjeçari Davies, mban aksione të ngjashme përmes një kompanie tjetër.
Bashkimi i aksioneve të drejtorëve të kompanisë prej 2.6 për qind tani është vlerësuar në më shumë se 7 milionë funte.
Siç bëhet e ditur, në një studim të 101 personave, pacientët me coronavirusë të cilëve iu dha një formulë e veçantë e ilaçit të profesorëve, SNG001, kishin dy ose tre herë më shumë të prirë për t’u rikuperuar sesa atyre që u dha një placebo.
Gjithashtu, pacientëve që iu dha ilaçi direkt në rrugët e frymëmarrjes përmes një inhalatori të fuqishëm, kishin 79 për qind më pak të ngjarë të sëmureshin rëndë nga sëmundja.
Richard Marsden, shefi ekzekutiv i Synairgen, i tha The Guardian: ‘[Për ta] nuk ka gjë më të mirë se të shohësh një ilaç që krijuat duke trajtuar pacientë, dhe efekti anësor i kësaj është që ju të bëni para… Nëse njerëzit janë të zgjuar dhe të gjejnë diçka të dobishme, ata duhet të shpërblehen ekonomikisht’.
Kështu, tre profesorët, të cilët për herë të parë zbuluan se njerëzve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive u mungon një proteinë e quajtur interferon beta – në vitin 2004 – tani vlejnë më shumë se një milion funte secili.
Siç thuhet më tej, Interferoni beta mund të ndihmojë trupin të luftojë ftohjen e zakonshme. Nëse proteina që mungon, zëvendësohet, mbrojtjet natyrore të trupit janë më të afta të mposhtin një infeksion viral.
Testi tani është zgjeruar te pacientët që vuajnë nga simptoma më të buta të coronavirusit në shtëpi, në përpjekje për të ulur numrin e rasteve në spitale.
Dhe prodhuesit të ilaçit Rentschler i është kërkuar të fillojë prodhimin e më shumë se një milion dozave, përpara një vale të dytë të parashikuar në dimër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?