LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj burg për shkak të seksit në plazh

Tre muaj burg për shkak të seksit në plazh

Gjykata në Dubai ka lëshuar dënimin prej tre muajsh burg për dy britanikë të cilët policia i ka kapur gjatë aktit seksual jashtëmartesor në plazhin publik të këtij emirati.

Gjykatësi Hamdi Abdel Kheir ka vendosur që Michelle Palmer (37-vjeçare) dhe Vince Acors (34-vjeçar) duhet të shërbejnë dënimin para se të përjashtohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata gjithashtu janë dënuar me 1.000 dirhamë (200 euro) për shkak të konsumimit të alkoolit.

Marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore janë të ndaluara në Emirate. Sipas ligjit, dënimi maksimal për seks jashtëmartesor është një vit burg, e më së paku tre muaj. Dënimi i njëjtë është i parashikuar edhe për çdo “akt amoral” në publik.