LAJMI I FUNDIT:

Tranzicioni si korrupsion

Kryeproblemi i shoqërive tranzicionale ёshtё dhe mbetet korrupsioni, krimi i organizuar dhe ndërlidhja e tyre organike me mediat qё kёto fenomene krijojnё. Thuajse tё gjitha shoqёritё qё pёrshkojnё tё ashtuquajturin ‘tejkalim historik’ nga njё infrastrukturё ideologjike komuniste drejt asaj demokratike dhe tregut tё lirё, pёrballen me njё seri problemesh qё kёrkojnё tranformim radikal. Vetё koncepti trazicion ёshtё i mjegulltё dhe i referohet njё sistemi ‘as-as’ mes dy sistemeve ekonomike, politike e kulturore – atij kapitalist dhe atij socialist.

Dikush do tё mund tё shkonte edhe njё hap mё tutje dhe t’i definon shoqёritё tranzicionale si ‘shoqёri korruptive’, ku korrupsioni nuk është një prej karakteristikave por karakteristika kryesore. Shoqёritё si Kosova, Bosnja e Hercegovina, Shqipёria, Bullgaria, Shqipёria, Sllovakia apo Kroacia, nё tejkalimin e tyre prej sistemi socialist nё atё demokratik-kapitalist janё pёrballur me mungesёn e ligjёshmёrisё. Rrjedhimisht, si pasojë, krimi i organizuar, korrupsioni, klanizimi kanё zaptuar hapsirёn e mungesёs sё ligjit, dhe kanё sunduar shoqёritё tranzicionale.

Shumica e raporteve hulumtuese qё janё bёrё nё analizimin e shoqёrive tranzicionale kanё veneruar fenomenin e lidhjes sё krimit, korrupsionit dhe institucioneve shtetёrore, qё ka rezultuar me shpёrdorim tё fondeve publike, nё njёrёn anё, dhe krijimin e bizneseve gjysmё-ilegale, nё anёn tjetёr. Mes bizneseve gjysmё ilegale dhe politikёs korruptive ka ekzistuar dhe ekziston njё urё qё ka bёrё tё mundur komunikimin e tyre – pra mediat.


Mediat, pёr shkak tё njё serie faktorёsh, nё shoqёritё tranzicionale nuk ofrojnё njё rol kritikues dhe kundёrshtues ndaj fenomenit tё krimit dhe korrupsionit. Nё tё shumtёn e rasteve, pёr shkak tё paqёdrueshmёrisё tё tyre financiare, janё vetё mediat ato qё janё burim i problemit tё krimit dhe korrupsionit. Mediat tё cilat kryesisht varen nga burimet financiare publike qeveritare, kanё krijuar njё aleancё tё heshtur shёrbyese dhe jo kontrolluese ndaj sistemit qeverisёs. Ato kanё krijuar lidhje interesi me qeverinё, dhe nuk kanё shёrbyer si pushtet opinioni kundrejt tri pushteteve qeverisёse.

Pёr shkak se shumica e aferave korruptive ndodhin nё institucionet publike, nga tё cilat ato janё financiarisht tё varurara kronikisht, kёto afera nuk hulumtohen deri nё fund, dhe opinion publik kundrejt kёtyre problemeve nuk ekziston.Opinioni publik ёshtё shndёrruar nё opinion qeveritar kundrejt publikut, dhe informata ёshtё kontrolluar nё atё masё sa nuk prek ‘çёshtjet’ pёr tё cilat publiku duhet tё ketё opinion. Rrjedhimisht, shumica e vendeve tranzicionale janё ballafaquar me mungesё e lirisё sё shtypit, llogaridhёnies, dhe kontrollit publik.

Ta zёmё, Shqipёria ende mbetet prapa Serbisё dhe Maqedonisё nё raport me Lirinё e Fjalёs, sipas njё organizate ndёrkombёtare. Kurse korrupsioni ёshtё mё evident nё Shqipёri sesa nё Serbi. Nё Kosovё korrupsioni mbetet po aq evident sa nё Shqipёri. Rrjedhimisht vendet tranzicionale kanё njё emёrues tё pёrbashkёt, qё shёrben si formulё funksionimi qeverisёs: triumvirati mes institucioneve publike, krimit tё organizuar, dhe mediave tё kontrolluara.

Kosova nuk ёshtё larg kёsaj rregulle. Mediat kanё krijuar, ne termat Kantian, ‘njё paqe tё pёrhershme’ me institucionet publike tё Kosovёs, ku heshtja e tyre ёshtё blerё. Njё faqe reklamimi gazete ‘Me Fat Bajrami/Krishtlindjet/Vit i Ri’, nga njё ofertё e njё gazete qё i ёshtё dёrguar njё institucioni publik, kemi kuptuar se kushton mbi 200 euro. Kurse, nёse dikush do tё bёnte njё llogaritje tё reklamave nё ndonjё festё zyrtare tё ndonjё gazete ‘zyrtare’, atёherё shifrat e reklamimit e institucioneve publike pёr njё ditё ‘festive’ do tё ishin mbi/nёn dhjetё mijё euro.

Si pasojë, gazetaria nё Kosovё, nё tё shumtёn e rasteve me pёrjashtime, ёshtё shёndrruar nё ‘gazetari reklamuese’, me mungesё tё theksuar tё qasjes hulmtuese e kontrolluese, dhe ‘urimet publike’ janё shndёrruar nё instrumente tё kontrollit tё opinionit publik dhe shpёrblimit tё pronarёve tё gazetave pёr zbatimin e kёtij kontrolli. Qё do tё thotё se qeveria/ministritё/departamentet/drejtoritё plus komunat dhe organet subordinuese tё tyre nuk i thonё ‘Me Fat Bajrami’ publikut, por pronarёve tё gazetave ku bёhet reklamimi, qё mё pas, si kompenzim, pronarёt e gazetave t’i urojnё qeverisё (dhe klientёve tjerё reklamues) fat nё shpёrdorimin e fondeve publike, duke skutnuar mediatikisht kёto shpёrdorime.

Ky fenomen ka korruptuar Lirinё e Fjalёs dhe Lirinё e Shtypit nё Kosovё. Megjithatё, institucionet publike nё Kosovё kanё qenё tё interesuar thellёsisht nё media. Por ky interesim ka pas tё bёjё me mbulimin e aktiviteteve qeveritare/komunale, dhe si rrjedhim i ka shndёrruar njё pjesё tё madhe tё mediave nё ‘organe’ qeveritare, qё mbulojnё mediatikisht protokollin e qeverisё apo komunёs. Sidoqoftё, mediat nuk do tё duhej tё ishin kёtu vetёm pёr tё treguar se çfarё bёn qeveria/komuna, dhe si i pёrdor fondet publike, por tё paraqesin edhe anёn tjetёr se çfarё qeveria/komuna nuk ёshtё duke bёrё, dhe çfarё qeveria/komuna pёrkatёse ёshtё duke shpёrdorur nga taksat publike.

Nё vitin 2008, 12 gazetarё kosovarë janё bёrё viktima tё mbrojtjes sё Lirisё sё Fjalёs. Mbi ta ёshtё ushtruar dhunё, dhe kjo dhunё nuk ka qenё çfardo dhune por dhunё institucionale. Duke i marrё nё konsideratё kёto fakte, njё organizatё amerikane me emrin ‘Shtёpia e Lirisё’ e kishte ranguar Kosovёn nё mesin e vendeve jo tё lira, ku liritё civile janё brutalisht tё dhunuara.

Njё sociolog me emrin Kaufman (2000), nga Universiteti i Harwardit, kishte gjetur njё lidhje interesante mes korrupsionit dhe lirive civile. Duke i analizuar kёto dy variabla ai kishte arritur nё pёrfundim se vendet me nivel tё ulёt tё lirive civile kanё nivel tё lartё tё korrupsionit, kurse vendet me nivel tё lartё tё lirive civile kanё nivel tё ulёt tё korrupsionit. Duke ndjekur argumentimin e Kaufman dhe faktet, rrjedh konstatimi se Kosova ёshtё vendi i mungesёs sё theksuar tё lirive civile dhe pranisё sё theksuar tё korrupsionit. Pra,nё Kosovё mungojnё gazetarё tё tipit tё Bob Woodward, apo lider politikё tё tipit tё Richard Nixon, qё do ta shbёnin lidhshmёrinё e pazgjidhshme mes korrupsionit politik dhe mungesёs sё lirive civile.

Bob Woodward dhe Carl Bernstain raportuan atё kohё pёr gazetёn The Washington Post lidhur me skandalin e njohur Watergate(dhe mё pas e shkruan librin All the President’s Man), dhe hulumtuan lojёrat e fёlliqura tё Nixonit, i cili kishte manipuluar komisionin pёr ri-zgjedhje e tij si President i SHBA-ve. Pёr shkak tё presionit publik, dhe kёrcёnimit me tё cilin presidenti Nixon do tё pёrballej pёr shpёrdorimin e detyres zyrtare me ‘impeachment’, Nixon ulet nё zyren e tij ovale dhe jep dorёheqje nё gusht tё vitit 1974.

Nё Kosovё, qё nga viti 1999, kanё ndodhur dhjetёra skandale. Megjithatё, nё Kosovё ende nuk funksionin ‘instituti’ i dorёheqjes. A nuk ёshtё skandal qё partitё politike shpenzojnё me miliona euro nё fushata zgjedhore, dhe askush nuk e din se nga janё marrё ato para dhe si ёshtё financuar ajo fushtatё? Janё pikёrishtё kёto parti politike qё krijojnё institucionet e Kosovёs,qё mё pas kёto institucione tё shёndrrohen nё instrumente favori tё bizneseve gjysёm-ilegale qё i financon ato.

Janё gjashtё gjёra elementare qё ne si shoqёri duhet t’i bёjmё para se tё mos vetёvritemi:

Njё. Ligji pёr Financimin e Partive Politike duhet tё aprovohet. Kjo do tё legjitimonte çdo biznes qё do tё dёshironte tё financonte njё parti respektive politike.

Dy. Ligji pёr Konflikt Interesi duhet tё procedohet dhe aprovohet. Ky do tё rregullonte marrёdhёniet e interesit mes personave juridik.

Tre. Gjykatat e Kosovёs duhet tё pushtetizohen. Duhet tё rritet numёri i stafit tё kualifikuar, dhe tё zhvillohet njё program special lidhur me menaxhimin e gjykatave.

Gjyqtarёve do tё duhej t’ju rriteshin rrogat, dhe paralel kёsaj tё kёnё mbrojtje personale nga policia e Kosovёs. Njё program informimi publik, qё do tё tregonte punёn e gjykatave, do tё mund tё rriste kredibiltetin e tyre.

Katёr. Agjencioni Kundёr Korrupsionit duhet realisht tё shёndёrrohet nё njё agjencion tё pavarur jo politik. Buxheti i Agjencionit duhet tё rritet, nё mёnyrё qё agjencioni tё ketё mundёsi tё rekrutoj njё menaxhment adekuat, dhe nё tё njёjtёn kohё rritja e buxhetit tё agjencionit do tё tregonte se Qeveria e Kosovёs ka prioritet luftimin e korrupsionit.

Pesё. RTK duhet tё ruan pavarёsinё e saj editoriale, dhe sё bashku me gazetat tё merren mё shumё me gazetari hulumtuese dhe jo reklamim tё pushtetit politik. Njё gazetari hulumtuese do t’i ndihmonte shumё procesit tё tranzicionit nё Kosovё.

Gjashtё. Burimet e njё-anёshme tё tenderimit nga institucionet publike tё Kosovёs do tё duhej tё ndёrpriteshin menjёherё. Kjo rritё gjasat pёr keqёpёrdorime. Procesi i tenderimit duhet tё jetё i hapur pёr publikun, nё mёnyrё qё shpenzimi i fondeve publike tё ketё kontroll publik.

(Autori ёshtё politolog. Ka kryer specializim post-diplomik pёr studime paqёsore nё Coventry University)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori