LAJMI I FUNDIT:

Tranzicioni, pasojat dhe shteti

Tranzicioni shtetëror i mundimshëm,i gjatë, i vështirë, krijon vështirësi, pasoja në çdo aspekt brenda Institucioneve Shtetërore, dhe shoqërisë. Tranzicioni krijon hapësirë për krim të organizuar,prostitucion, trafikim të qenieve njerëzore, kontrabandim dhe përdorim të mjeteve narkotike brenda shoqërisë. Tzicioni krijon klimë të pafavorshme për funksionalizim të shtetit, për mos sundim rendi dhe ligji, si dhe paralizim të jetës shoqërore në gjitha poret jetës në arsim, edukim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nëpërkëmbje të demokracisë.

Andaj Qeveria dhe Institucionet tjera shtetërore të cilat janë në tranzicion duhet krijuar dhe hartuar plane, strategji, politika, efikase për t’u përgjigjur pozitivisht këtyre të metave dhe pasojave të njëpasnjëshme që krijon tranzicioni. Duhet të jetë një luftë e hapur Institucione, Tranzcion dhe pasoja.


Në shumë vende, të cilat kanë kaluar fazat e tranzicionit, ka munguar angazhimi i të gjithë faktorëve brenda Institucioneve Shtetërore dhe brenda shoqërisë, krimi i organizuar ka funksionuar mirë, ka lulëzuar, ndërsa strukturat shtetërore nuk e kanë pasur efektivitetin e duhur.

Shqetësimi qytetar brenda këtyre shteteve të cilat kanë qenë në fazat e tranzicionit ka qenë mungesa e angazhimit dhe e përgjegjësisë së organeve të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, arsim jo cilësor, shëndetësi të brishtë, demokraci jo qytetare, mosrespektim të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminim qytetar etj.

Krimi, në çdo kohë duhet të parandalohet dhe ndëshkohet, ndryshe ai të ndëshkon. Zgjidhja e vërtetë është ndërtimi dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, ulja e konflikteve politike, dhe sociale, mirëpo alfa dhe omega e të gjitha fazave të tranzicionit dhe ndërtimit të demokracisë është stabiliteti qytetar dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme, dhe demokratike dhe kthimit në normalitet, të jetës qytetare. Vetëm atëherë krijohen kushtet për një bashkëpunim të plotë të pjesëmarrësve në politikë dhe të organizmave qeveritare dhe joqeveritare, të komuniteteve, por edhe të individëve për të parandaluar dhe luftuar, pasojat që mund të sjell tranzicioni.

Mirëpo shteti në tranzicion nuk duhet të përqendrohet vetëm tek sensibilizimi i opinionit qytetar dhe atij shtetëror, por të bëhet evidentimi dhe angazhimi i të gjithë faktorëve të mundshëm të shoqërisë. Dhe në thelbin e gjithë kësaj lufte të vazhdueshme dhe të pa kompromis duhet të merren:
– Masat për reformimin e organeve të drejtësisë. Ato duhet të shoqërohen me plotësimin e kuadrit ligjor sipas standardeve ndërkombëtare;
– Identifikimi i plotë dhe ndëshkimin i atyre që bien ndesh me ligjin;
– Zhvillimin ekonomik të vendit, dhe krijimin e kushteve të favorshme për qytetar në të gjitha lëmit e jetës në mënyrë që të ketë demokraci qytetare.
– Sensibilizimi për angazhim të vetë qytetarëve për denoncimin e shkelësve të ligjit, si dhe keqbërësve të tjerë – është faktori kryesor i ecjes dhe zhvillimi të demokracisë.

(Autori është Ma. Sc. i Shkencave Juridike Penale dhe i diplomuar në Filozofi, në UP)