Transporti publik në Shkup ende pa zgjidhje, mungesa e autobusëve detyron qytetarët të udhëtojnë me taksi

“S’ka zgjidhje në shtetin tonë, dhe s’do të ketë kurrë. Shteti si shtet, qytetin kryesor të Shkupit, nuk ka autobusë, kjo nuk ndodh askund në botë e as në Afrikë nuk ndodhë”, u shpreh një qytetar.
Kështu shprehet një qytetar i cili priti me orë të tëra për autobus në temperatura tejet të larta. Për të kryer obligimet ditore, qytetarët thonë se detyrohen të paguajnë taksi edhe pse kanë të paguar mujoren për transportin publik.
“Ne jemi për në Haraçinë, në Haraçinë s’ka hiç, me taksi erdhëm deri në Singiliq, dhe prej aty me 65 është e Stajkovcës, dhe tani përsëri presim atë të Stajkovcës. Pastaj si do shkosh në Haraçinë? E lash një shok në Hasanbeg të me prese dhe ashtu shkojmë, dorë në dorë – veturë në veturë. Unë të tregoj i kam 70 vjet i lindur në Haraçinë, dhe aty kur ka qenë 40 shtëpi në çdo 15 minuta kishte autobus e tani dy a tre orë nuk ka, deri aty kemi arritur”, tha një tjetër qytetar.
“Sa kohë që pret? Ka një orë që jam këtu, këtë e gjeta këtu duke pritur por në përgjithësi çdo ditë është kjo, janë reduktuar autobusët këto privat nuk funksionojnë aspak”, theksoi një qytetar.
Përveç të moshuarit nga Haraçina i cili priti me orë për autobus, u nisen me vrap edhe shumë qytetarë tjerë që të arrijnë të gjejnë vend në autobusët edhe pse pothuajse ishte mision i pamundur për shkak të linjave të reduktuara të transportuesve privatë.
“Shkruan atje që ka, por jo, atje shkruan që edhe 4 minuta të shohim a do të vije 65”, deklaroi një qytetare.
“Jo vetëm sot por çdo ditë është kjo, ndonjëherë presim nga dy a tre orë dhe nuk vinë”, tha një tjetër qytetare.
Sipas informatave tona, situata e tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa do të jetë edhe më vështirë për qytetarët pasi reduktimi i linjave të autobusëve privatë do të zhvendoset nga ora 17 e pasdites. Revolta e transportuese është për shkak të siç thonë borxhit të papaguar nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, që sipas tyre arrin në rreth 2 milion euro. Takimi mes drejtorit të ri të NQP-së dhe vozitësve privatë ende nuk ka ndodhur edhe përkundër thirrjes për gjetjen e zgjidhjes. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës