Ditë më parë, media britanike Daily Express i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga Britania e Madhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë aty.
Në shumë prej rasteve bëhej fjalë për para që vinin nga veprimtaria e trafikut të drogës.
Në një lidhje skype në Top Channel, gazetari britanik Zak Garner Purkis tha se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme.
Ndërsa u shpreh se transporti i parave me furgon mallrash bëhet edhe nga persona individualisht, jo vetëm kompani.
“Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u është kërkuar të transportojnë nga 9 mijë paund apo shuma të tjera të mëdha. Kjo është diçka që ndodh shumë shpesh. Janë njerëz që punojnë me ndershmëri dhe nuk bëjnë punë të paligjshme por kërkojnë t’u transportohen paratë që kanë drejt Shqipërisë”– tha gazetari.
Sa i takon “kodeve” që përdoren për transportin e parave, Purkis u shpreh se mjafton që personi që merret me transportin të mos hapë për asnjë moment valixhen dhe në këmbim të kësaj do të kishte një shpërblim në një shumë të caktuar.
“Në këmbim që të mos flasin dhe të mos bëjnë asnjë lloj pyetje për shumën e parave që u jepet në valixhe dhe u jepet një lloj shpërblimi”- tha gazetari duke shtuar se sipas tij bëhet fjalë për miliona paund që transportohen në këtë mënyrë “Ne dimë shumë pak për shumën e parave që transportohen në Britaninë e Madhe. Nuk dua të spekuloj sepse nuk kemi shifra të sakta por mesa kuptoj nga ajo që raportojnë autoritetet po flasim për miliona paund”.
Në përfundim të intervistës ku u pyet edhe për investigimin e bërë mbi reklamimin e “shtëpive të barit” të Tik-Tok, ai u shpreh se viktimë e influencerve bien adoleshentët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen?

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja