LAJMI I FUNDIT:

Transplantimi i veshkave në Maqedoni, pacientët presin me vite (Video)

Transplantimi i veshkave në Maqedoni, pacientët presin me vite (Video)

Në Maqedoni disa pacientë për transplantim të veshkave presin mbi 30 vjet. Për momentin, rreth 70 persona janë në listën e pritjes për transplantim kadaverik. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë. Nga shoqata “Nefron” thonë se është mirë që në tre muajt e fundit janë bërë gjashtë transplantime, në krahasim me tre vitet e kaluar kur nuk është realizuar asnjë.

“Kemi pacient i cili 40 vjet është në dializë dhe ende nuk ka bërë transplantim. Por, përpjekja jonë nuk është vetëm që të ketë transplantim të veshkave. Ne vazhdimisht bisedojmë edhe me Ministrinë edhe me Fondin që të bëhen përpjekje që këto transplantime nuk bëhen në Maqedoni, por nëse nuk bëhen këtu të paktën disa pacientë të transplantojnë zemrën apo mëlçinë jashtë vendit. Për shembull, në Kroaci nuk pritet për transplantim të veshkave ndërsa ne në Maqedoni vuajmë për këtë” tha Dushko Gjeorgjiev, kryetar i shoqatës “Nefron”.

“Kjo ka logjikë nga aspekti i përmirësimit të cilësisë së jetës të këtyre personave ndërsa njëkohësisht ka edhe logjikë ekonomike pasi përllogaritjet momentale të shpenzimeve apo një transplantim i suksesshëm është e barabartë sa dy vite e gjysmë shpenzime për dializë”, u shpreh Den Donçev, drejtor i Fondit të shëndetësisë.


Për dallim nga Maqedonia, Kroacia është lider në Evropë madje edhe në botë së bashku me Spanjën për nga numri i transplantimit të organeve. Në 4 milionë banorë, numri i donatorëve të organeve për momentin është 38%. Ministria e shëndetësisë së Kroacisë ka firmosur marrëveshje me Austrinë për transplantim falas të mëlçisë së zezë në Vjenë. Për organet tjera, transplantimet kryhen në Kroaci.

“Kam transplantuar zemrën në vitin 2008 dhe ndjehem shumë mirë. Transplantimi do të thotë kthim në jetë. Shoh që në Maqedoni më së shumti njerëzit presin për transplantim të veshkave. Tronditem kur dëgjoj se tek ju ka njerëz që 35 vjet janë në dializë. Për 35 vite në dializë mund të bëhen 35 transplantime dhe t’i ktheni njerëzit në jetën e tyre normale”, tha Zemun Drazhen, pacient nga Kroacia.

Drejtori i Fondit shprehet se sfida e tyre është që të sigurohen të gjitha parakushtet logjistike dhe juridike që në mënyrë drastike të rritet numri i transplantimeve të veshkave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori