Trajtimi me lazer minimalisht invaziv i qimeve te rrënjosura (sinusi pilonidal)
Doza e shëndetit ditor
Sinusi pilonidal është një gjendje infektive kronike e karakterizuar nga formimi i një kisti ose abscesi në zonën gluteale ose intergluteale. Ka disa terma teknikë për këtë gjendje (kist pilonidal, fistula sakrokoksigeale), por në fakt bëhet fjalë për fenomenin e njohur gjerësisht si qime të rrënjosura.
Kjo gjendje ka të bëj me formimin e një kisti ose inflamacioni të kufizuar purulent (absces/qelb) që lokalizohet në palosjen gluteale. Tek disa pacientë mund të shfaqet vetëm një kist, ndërsa tek disa të tjerë zhvillohet një trajektore fistuloze. Në shumicën e rasteve, në sipërfaqen e lëkurës krijohet një hapje përmes së cilës kullohet përmbajtja purulente.
Trajtimi
Trajtimi i sinusit pilonidal mund të kryhet në mënyrë tradicionale me një procedurë klasike kirurgjikale – heqja e zonës së ndryshuar e lëkurës me indin nënlëkuror deri në indin e shëndetshëm, ose mund të aplikohet trajtimi me lazer. Trajtimi me lazer i sinusit pilonidal është një procedurë që përdor energjinë e fokusuar të lazerit për të hequr indin e ndryshuar dhe të infektuar në zgavrën e sinusit.
Avantazhet dhe disavantazhet e të dy trajtimeve
Metoda kirurgjikale është mënyra më e vjetër për të zgjidhur problemin me qimet e rrënjosura, por shpesh shkaton defekt të madh postoperativ në vendin e sinusit të hequr. Vetë vendi i prerjes, në varësi të kushteve, mund të mbyllet duke e bashkuar prerjen me lëkurën përreth nëpërmjet formimit të flapave të lëkurës ose me anë të qepjes. Në situata të caktuara, vetë defekti mund të lihet i hapur për qëllime të shërimit spontan. Me këtë metodë trajtimi rreziku i përsëritjes/ rishfaqjes së sinusit pinolidal është i ulët. Por nga ana tjetër, vetë trajtimi kërkon qëndrim më të zgjatur në spital, shërim të vështirë, një periudhë më të gjatë rehabilitimi, pamundësi për t’u rikthyer shpejt në aktivitetet e përditshme, pamundësi për tu marrë sport, kontrolle më të shpeshta mjekësore, mjekime/fashime të shpeshta, trajtim më i gjatë me antibiotikë.
Ndryshe nga kjo metodë klasike, trajtimi (joinvaziv) me lazer mundëson përparim të ndjeshëm në trajtimin e vetë gjendjes. Trajtimi me lazer përdor teknologji precize që na lejon të heqim indin e ndryshuar me dëmtim minimal në indet dhe lëkurën përreth. Trajtimi me lazer kryhet me lazer diodë me gjatësi 1470 nanometra. Ky trajtim ka një sërë përparësish. Siç janë:
– Ndërhyrja kërkon më pak kohë
– Nuk ka dhimbje
– Qëndrimi në spital është i shkurtër
– Prerje minimale e lëkurës
– Shenja minimale postoperative
– Efekt më i mirë estetik
– Shërim i shpejtë
– Rehabilitimi i shkurtër
– Kthim në aktivitetet e përditshme menjëherë të nesërmen
– Mundësi rikthimi në aktivitetet e punës për 7 ditë
– Angazhim me sport pas 2 javësh
– Më pak mjekim/ fashim
– Më pak nevojë për kontrolle mjekësore
– Rrezik i ulët i përsëritjes
Si duket e gjithë procedura?
Para operacionit bëhet përcaktimi i prasisë së fistulave dhe përcaktimi i zonës ku do të bëhet hapja e lëkurës. Nëse është e nevojshme, regjistrohen/inçizohen vetë fistulat – fistulografia. Më pas bëhet plani për kryerjen e ndërhyrjes, i ndjekur nga përgatitja para operacionit, pas së cilës kryhet operacioni. Operacioni kryhet me anestezi spinale ose qetësim intravenoz i kombinuar me anestezi lokale. Pas përgatitjes së zonës operative, hapjet e shënuara më parë në sipërfaqen e lëkurës zgjerohen me bisturi rrethore, ku madhësia e hapjeve zgjerohet maksimum deri në 8 mm. Së pari, hiqet përmbajtja në hapësirën e sinusit, hiqen qimet ose mbetjet e tjera dhe zona e sinusit shpëlahet derisa të mënjanohet përmbajtja e plotë. Pas heqjes së plotë të përmbajtjes, aplikojmë sondën lazer fiberoptike përmes hapjes së lëkurës në zonën e sinusit. Ne e drejtojmë energjinë e lazerit në të gjitha drejtimet brenda hapësirës dhe në kanalet fistuloze përreth për të avulluar sinusin dhe indin e infektuar. Ndërsa nxjerrim lazerin, ai çon në hemostazë, domethënë parandalon gjakderdhjen, gjë që zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes pas operacionit, por gjithashtu çon në zvogëlimin e suksesshëm të madhësisë së vetë kavitetit/hapësirës.
Pas trajtimit të kryer me lazer, aplikojmë direkt antibiotik në kavitetin e sinusit, si dhe stimulues kolagjeni që çojnë në uljen e rrezikut të përsëritjes dhe shërim më të shpejtë. Nëse kaviteti i sinusit para operacionit është i vogël dhe nëse hapja në sipërfaqe është më e vogël se 3 mm, atëherë hapja mund të mos qepet fare, por nëse hapja është më e madhe se 3 mm, atëherë vendoset vetëm një qepje në lëkurë. i cili mund të jetë edhe resorbues, pra të bjerë vetë.
Trajtimi pas operacionit
Pas trajtimit operativ, nëse pacienti ndihet mirë, ai mund të lëshohet në shtëpi të njëjtën ditë ose të nesërmen në mëngjes. Pacienti shkarkohet me një fashë që qëndron për 24 orë. Pas 24 orësh këshillohet heqja e fashës, për të filluar trajtimin higjienik. Nëse plaga është e mirë, mund të mos fashohet ose mund të bëhen një ose dy fashime të tjera në shtëpi. Pacienti vjen për kontroll 3 ditë pas operacionit për të kontrolluar plagën, për të vlerësuar shkallën e dhimbjes, për të përcaktuar terapinë e mëtejshme dhe për tu këshilluar për aktivitete të mëtejshme fizike.
Për rezervimin e terminit, telefononi qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos