LAJMI I FUNDIT:

Trajnerët turpërojnë FFK-në

Trajnerët turpërojnë FFK-në

Për shumë vite zgjedhja e futbollistit të vitit në futbollin kosovar ka zgjuar kërshëri të madhe, por edhe ka çuar pluhur të madh. Ceremonia e shpalljes së më të mirit është pritur gjithnjë me padurim, pasi shumëçka mbahej në fshehtësi. Mirëpo, 2-3 vitet e fundit, kjo sikur është zbehur për faktin se të gjithë, madje edhe laikët e futbollit e kanë të qartë dhe e kuptojnë fituesin edhe para mbajtjes së ceremonisë.

Janë trajnerët tanë ata që nuk po e mbajnë fjalën dhe për të fituar privilegje tek mediet i bëjnë të ditura votat e tyre paraprakisht. Kjo mbase nuk do të ndodh më, sepse ka irrituar të gjithë, madje edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët paralajmërojnë masa ndëshkuese për veprime të tilla, bile edhe mendojnë ndryshimin e kritereve. “Vërtet është e pakuptimtë ajo çka bëjnë trajnerët e futbollit.

Ne edhe më parë ua kemi tërhequr vërejtjen që votën e tyre ta mbajnë në fshehtësi, por ata dalin në medie dhe deklarohen, pasi e kanë të qartë se nuk do të ndëshkohen. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu dhe do të ketë risi në të ardhmen. Kështu, një nga propozimet mund të jetë që të publikohen votat në mënyrë që të gjithë ta shohin se kush kë e ka votuar dhe të shihet se çfarë trajnerë kemi”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, duke paralajmëruar edhe ndëshkime.

“Në të ardhmen do të ketë ndëshkime për trajnerët e pandërgjegjshëm”, shprehet Salihu, sipas të cilit edhe mediet shpesh nuk e tregojnë të vërtetën.


Edhe komisari i garave, Ismet Ahmeti, nuk është fare i kënaqur me këtë formë të shpalljes së më të mirit. Ai madje është i mendimit se trajnerët nuk duhet votuar më pasi po e keqpërdorin pozitën që e kanë, apo t’u jepet mundësia edhe të tjerëve të votojnë.

“Trajnerët janë të pandërgjegjshëm dhe po deklarohen në medie se kujt ia kanë dhënë votën. Kjo nuk është mirë dhe sipas meje ata nuk duhet votuar më. Janë edhe shokë mes vete dhe bëjnë shumë kalkulime në dëm të futbollistëve cilësorë. Në të ardhmen duhet të kyçen edhe kapitenët, por edhe gazetarët sportivë në mënyrë që të mos ketë malverzime apo të paktën të jenë në numër sa më të vogël”, shprehet Ahmeti.

Sipas tij, edhe kriteret duhet qartësuar. “Nuk mund të futen në një thes të gjithë futbollistët, duhet zgjedhur më parë afro 30 futbollistë të cilët hyjnë në konkurrencë dhe trajnerët të mos kenë mundësi që aty ta fusin dikë tjetër. Një futbollist që shpallet më i miri përveç cilësive të pamohueshme duhet të ketë sjellje korrekte dhe kulturë sportive e jo të futen sipas dëshirës së trajnerëve të pandërgjegjshëm”, thotë komisari i garave.

Sipas tij, ”votat vetëm nga trajnerët nuk janë më meritore, pasi po e shohim se gjatë një stinori një skuadër ndërron edhe dy apo tre trajnerë dhe shtrohet pyetja se kujt t’i besohet më shumë kur ka 6-7 raste që trajnerët që e kanë drejtuar skuadrën në pjesën më të madhe të stinorit nuk janë aty”.

Salihu mendon se mund të kyçen edhe më shumë trajnerë. “Nëse dy trajnerë e kanë drejtuar skuadrën dhe janë ndërruar, mund të ndodhë që vlerësimi të merret nga të dy, por jo në të gjitha rastet. Ose mund të merren votat e trajnerit të fundit, i cili momentalisht është duke e drejtuar skuadrën”, thotë Ahmeti. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori