LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Serbët janë përgjegjës për incidentet në Mitrovicë

Trajkoviq: Serbët janë përgjegjës për incidentet në Mitrovicë

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kosovën qendrore, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka pritur që të gjithë atyre që destabilizojnë veriun e Kosovës t'u drejtojë një mesazh të qartë se "shteti i Serbisë do të insistojë në zbulimin dhe gjetjen e tyre".

Trajkoviq tha se Bogdanoviq nuk e ka përmendur atë që është thelbi në ngjarjet e fundit – se serbët janë përgjegjës për këto incidente.

Trajkoviq pohon se "serbët e kanë hedhur bombën mbi zjarrfikësit dhe serbët e kanë sulmuar ekipin e televizionit Most, e kanë lënduar gazetaren dhe janë orvatur që duke e asgjësuar kamerën, ta shkatërrojnë materialin e filmuar mbi ngjarjet atë natë".

Trajkoviq gjithashtu thotë se qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës "janë shumë të shqetësuar për shkak të njerëzve nga bashkësia e vet, të cilët ashiqare janë instrumentalizuar". /qik/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori