LAJMI I FUNDIT:

Trafik droge nga Dubai në Tiranë, arrestohet 21-vjeçarit në Rinas

Trafik droge nga Dubai në Tiranë, arrestohet 21-vjeçarit në Rinas

Një tentativë për të futur lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë është parandaluar dhe goditur në Rinas, si rezultat i një operacioni të përbashkët policor të koduar “Fluturimi”, organizuar nga Komisariati i Policisë Rinas, autoritetet doganore dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia njofton se një shtetas 21-vjeçar, i identifikuar si B. T., banues në Luksemburg, u arrestua në flagrancë pasi kishte tentuar të trafikonte nga Dubai drejt Tiranës 26 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, të fshehur në bagazhet e tij.

Policia, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe bazuar në informacione nga inteligjenca policore, organizoi operacionin “Fluturimi” për të parandaluar këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të bagazheve të shtetasit B. T., u sekuestrua lënda narkotike, e cila do të shërbejë si provë materiale.


Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori