LAJMI I FUNDIT:

Topi takohet me presidentin hungarez

Topi takohet me presidentin hungarez

Presidenti Bamir Topi u takua të enjten në Pallatin Sandor me presidentin hungarez, Pal Shmit, me të cilin zhvilluan bisedime në krye të dy delegacioneve zyrtare respektive.

Presidenti Topi, duke iu referuar mbështetjes së vazhdueshme për Shqipërinë nga shteti i Hungarisë, që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare.

Kryetari i Shtetit shqiptar nënvizoi angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë,
në përmbushje të synimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Topi takohet edhe me kryeministrin Viktor Orban dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Lazlo Kwver. /Telegrafi/