LAJMI I FUNDIT:

Topi ngushëllon Obamën

Topi ngushëllon Obamën

Presidenti Bamir Topi ngushëlloi të premten presidentin amerikan Barack Obama lidhur me vrasjen e dy ushtarëve amerikane dhe plagosjen e dy të tjerëve në aeroportin e Frankfurtit.

“Me hidhërim shumë të thellë mora lajmin makabër të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një dorë kriminale dhe terroriste, që preku rëndë ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan, në një moment të shkëlqyer të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy popujve e vendeve tona”, tha presidenti në mesazhin e tij.

Presidenti Topi shprehu bindjen se motivet kriminale të kësaj dore gjakatare do të zbulohen shumë shpejt dhe drejtësia do të japë dënimin e merituar. /Telegrafi/