LAJMI I FUNDIT:

Topalli e akuzon kryeprokuroren Rama

Topalli e akuzon kryeprokuroren Rama

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi kryeprokuroren Ina Rama se “është e detyruar dhe e urdhëruar për të bërë çdo gjë”.

Topalli tha në një intervistë për ATSH-në se “është shumë i rëndë fakti, që Prokurorja e Përgjithshme pa hetime nxori një urdhër-ndalimi për zinxhirin e Gardës”.

“Zonja edhe sot, pas një jave, ende nuk ka bërë padi kundër dhunës për të përmbysur rendin kushtetues në Shqipëri. Shkelja e marrëveshjes nga zonja Rama, marrëveshje, që kishte parasysh hetimin, investigimin e punonjësve të gardës, po në të njëjtën kohë shmangien e një urdhri të pabazuar në ligj, është një akt jashtëzakonisht i rëndë”, tha Topalli. /Telegrafi/