Akuzat e vjetra për Ramush Haradinajn, i shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, nuk bëhen dot më shkak për arrestimin e tij, sipas ekspertit gjerman, Christian Tomuschat.
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe europiane, i cili ka punuar për shumë vite si profesor në Universitetin Humboldt në Berlin, në intervistën për Deutsche Welle, i pyetur se çfarë mund ta rrezikojë Ramush Haradinajn, ose çfarë mund ta bëjë Francën që të realizojë ekstradimin e tij, thotë se situata ndryshon nëse ka akuza të reja.
Prof. Tomuschat, politikani kosovar, Ramush Haradinaj u arrestua në Francë, mbi bazën e një urdhërarresti të Interpolit, të kërkuar nga Serbia. Pse u bë ky arrestim, kur ai ishte shpallur i pafajshëm?
Tomuschat: Me sa duket ka një urdhërarrest europian për të, nuk i njoh hollësitë, por kështu duhet ta përfytyrojmë, që tek autoritetet franceze ka hyrë një urdhërarrest i tillë, që është edhe baza e arrestimit.
Ramush Haradinaj kishte edhe një pasaportë diplomatike, nuk vlen kjo në raste urdhërarresti europian?
Tomuschat: Nuk mund ta gjykoj plotësisht, por një pasaportë diplomatike në vetvete nuk është një dokument që automatikisht i jep dikujt statusin diplomatik, për pasaportë diplomatike duhet të bëhet njoftimi në formën e duhur nga vendi amë, pastaj duhet edhe të njihet nga vendi mikpritës, pra si diplomat. Thjesht të kesh pasaportë diplomatike nuk do të thotë shumë.
Pse vazhdon të kërkojë Serbia ekstradimin e tij, kur ka dy vendime të Tribunalit të Hagës që e kanë shpallur Haradinajn të pafajshëm për mungesë provash? Qëndrojnë motive politike pas kësaj?
Tomuschat: Kjo është e pakuptueshme për mua. Ai mund të provojë para gjykatave franceze, aty ku ndodhet në moment, se ai ka një vendim përfundimtar nga Tribunali i Hagës. Ka një rregullore të qartë në statutin e Tribunalit, neni 10, ku ndalohet qartë dënimi i dyfishtë. Pra, askush nuk mund të ndiqet penalisht për të dytën herë nga autoritetet e drejtësisë së një vendi për një vepër penale, që është trajtuar njëherë, në këtë rast në proceset gjyqësore të Tribunalit të Hagës.
Pse e kërkon atëherë Serbia ektradimin?
Tomuschat: Nuk mund ta them këtë, por edhe francezët duhet të njohin nenin nr 10. Me gjasë pretendohet se bëhet fjalë për vepra të tjera penale, pra, jo ato që kanë qenë trajtuar në procesin gjyqësor në Hagë. Më shumë nuk mund të them për këtë. Lirimi nga akuzat në shpalljen i pafajshëm nga Tribunali i Hagës lidhet natyrisht me ato akuza që kanë qenë pjesë e procesit gjyqësor atje. Akuza mbi vepra të caktuara penale është e specifikuar qartë, edhe në vendimin gjyqësor identifikohet qartë lirimi ose jo nga ato vepra penale, për të cilat ishte ngritur akuza, e vetëm në këtë kontekst ka vlerë statuti i Tribunalit, pra për mos dënimin e dyfishtë. Për akuza për vepra të reja penale ai nuk vlen më. Ka gjasa që të ketë përpjekje manipuluese, pra që të pretendohet se tani bëhet fjalë për vepra të reja penale, me një sfond tjetër, por për këtë nuk mund të them diçka konkretisht.
Do të thotë kjo që rasti Haradinaj mund të rihapet edhe një herë në Hagë apo kërkon Serbia të bëjë proces gjyqësor në Beograd? Si shihet kjo juridikisht, Ramush Haradinaj është qytetar i Kosovës…
Tomuschat: Ekziston parimi i ndjekjes penale në botë, pra ndjekja penale universale (juridiksioni universal), që u jep gjykatave kompetencë ndjekjeje penale edhe për vepra penale që janë kryer jashtë kufijve të tyre, pra për vepra të rënda penale që sipas së drejtës ndërkombëtare i bën edhe vende të tjera të ndjehen kompetente për dënimin e tyre. Nuk i njoh hollësitë për këtë rast, por mund të them se vetëm pse kanë dalë prova të reja, ose me gjasë kanë dalë prova të reja për veprat, për të cilat është marrë një vendim gjyqësor një herë, nuk e ndryshon ndalimin e dënimit të dyfishtë. Është parim bazë i shtetit ligjor, që askush nuk del dy herë para gjyqit për të njëjtën vepër penale.
Po nuk e kanë ditur autoritetet franceze rastin Haradinaj?
Tomuschat: Në rastin Haradinaj habitem se çfarë ka ndodhur, avokatët e të fajësuarit duhet të informohen për situatën dhe të ndërmarrin hapa ligjorë tek gjykata franceze, pra të bëjnë kërkesën tek gjykatat franceze që ai duhet të lirohet menjëherë, nëse neni 10 i Tribunalit të Hagës është në fuqi për rastin e tij.
Në këtë situatë çfarë mund ta rrezikojë Ramush Haradinajn, ose çfarë mund ta bëjë Francën që të realizojë ekstradimin e tij?
Tomuschat: Rasti i trajtuar në Hagë nuk mund të rihapet më, vetëm nëse flitet për akuza tërësisht të reja për vepra të caktuara penale, e theksoj, të cilat nuk kanë qenë trajtuar juridikisht në proceset e mëparshme në Hagë, e për të cilat sigurisht duhen sjellë prova të reja, pra vetëm në këtë rast situata ndryshon, e mund të ndodhë që Franca ta ekstradojë atë në Serbi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria e Maqedonisë cakton përbërjen e komisionit për bisedime me Lidhjen e Sindikatave për pagën minimale

Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë

MSH Maqedoni: Kryhen dy transplantime, një në deformitetin e këmbës dhe tjetri në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare