LAJMI I FUNDIT:

Tjetër rast i rëndë në Tiranë, dyshohet se mbyllte gruan në banesë, e ruante me kamera dhe e rrihte, arrestohet 34-vjeçari

Tjetër rast i rëndë në Tiranë, dyshohet se mbyllte gruan në banesë, e ruante me kamera dhe e rrihte, arrestohet 34-vjeçari

Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një tjetër grua izolohej brenda në banesë nga bashkëshorti i saj. Gruaja dyshohet se mbyllej brenda katër mureve të shtëpisë dhe mbikëqyrej nga burri me kamera. Madje ai ushtronte ndaj saj edhe dhunë fizike.

34-vjeçari A.M., kishte instaluar 3 kamera në dhoma të ndryshme të banesës dhe i përdorte për të vëzhguar lëvizjet e gruas së tij sa herë që largohej nga shtëpia dhe atë e kyçte brenda. 34-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait
Lexo po ashtu “Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se 34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania prej pak kohësh. Pas kthimit ai kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera. Ai është arrestuar nga policia ditën e sotme, 6 shkurt.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A.M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.

Ky është rasti i dytë i izolimit të gruas në banesë që ndodh brenda pak kohësh në Tiranë. Më 26 janar një tjetër rast u zbulua në Selitë, ku 35-vjeçari Jetnor Zh., mbante të mbyllur gruan, nënën dhe fëmijët, si edhe i vëzhgonte me kamera e ushtronte dhunë fizike ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori