Nga: Catherine Fletcher
Në mesin e Mediçëve, familja e famshme e bankierëve që numëronte papët në mesin e klientëve të saj, dhe pjesëtarët e së cilës u bënë de facto sundimtarët e Firences, spikat mbi të gjithë një emër: Lorenco de Mediçi, ose “I madhërishmi”.
Lindi më 1 janar të vitit 1449, në kohën kur familja e tij po gëzonte një pozitë për t’u pasur zili në krye të qeverisjes së Firences. Gjatë 15 viteve qëkur ishte kthyer nga mërgimi, gjyshi i tij, Kozimo De Mediçi, e kishte rindërtuar fuqinë e familjes, duke hyrë në aleanca me familjet e tjera të qytetit përmes martesave, siç ishte ajo e babait të Lorencos me Lukrezia Tornabuonin.
Pas vdekjes së Kozimos në vitin 1464, vendin e tij e zuri i biri, Piero De Mediçi. Në periudhën e shkurtër, vetëm pesëvjeçare të sundimit të tij, Piero porositi një seri spektakolare afreskesh nga artisti Benoco Goxoli për kishëzën e pallatit të familjes.
Kur Piero vdiq në vitin 1469, qeverisja e qytetit kaloi në duart e djalit të tij 20-vjeçar, Lorenco. Ai ishte arsimuar mirë dhe kishte marrë arsimin tradicional të një “njeriu të Rilindjes” në shkencat humane dhe arte nga shumë mësues, përfshirë filozofin e njohur Marsilio Fiçino.
Lorenco ishte poet i talentuar, teksa kishte si hobi gjuetinë, kërcimin dhe shëtitjet në natyrë. Ai ishte i pari nga familja Mediçi që u martua jashtë Firences me Klariçe Orsinin, një anëtare e një familjeje të rëndësishme romane. Ajo martesë ishte tregues se ambiciet e familjes nuk ishin më të kufizuara vetëm në një qytet.
Këto aleanca kishin shumë rëndësi, pasi Mediçët ishin gjithnjë e më shumë të varur nga fuqia e tyre politike, si dhe të ardhurat që ata grumbullonin nga shteti fiorentin – si direkt falë posteve zyrtare që mbanin, ashtu edhe indirekt përmes patronazhit të kontratave.
Por, në një moment, banka e familjes ishte pranë falimentit. Pas mospagimit të një kredie nga mbreti Eduardi IV i Anglisë në vitin 1478, degët e saj në Londër dhe më pas në Bryzh dhe Milano patën shumë vështirësi. Lorenco përjashtoi nga trashëgimia një pjesë të të afërmve dhe nisi të përdorë paratë e tyre për të shpëtuar bankën.
Ndërkohë, Mediçi nisi të anashkalonte strukturat e zakonshme të qeverisë fiorentine, duke qeverisur me anë të komiteteve të emergjencës të mbushura me aleatë, dhe duke i zgjedhur paraprakisht kandidatët në zgjedhje. Por, këto sjellje ngjallën kundërshtime të shumta në qytet, si nga oligarkët rivalë, ashtu edhe shtresat e ulëta të popullatës.
Lorenco arriti deri aty sa të armiqësohej me Papën Sikstusin IV. Tensionet kulmuan në ngjarjet e 26 prillit 1478, në atë që hyri në histori si Komploti i familjes rivale Paci. Atentatorët arritën të vrisnin vëllanë e Lorencos, Xhiulianon, gjatë kohës që të dy po ndiqnin meshën në katedralen e Firences.
Arsyeja kryesore e komplotit ishte një grindje mbi qytetin e Imolës, që kishte një pozicion strategjik në rrugën midis Firences dhe porteve të Adriatikut. Duka i Milanos kishte rënë dakord që t’ia shiste atë Lorencos. Por, ai u tërhoq nga marrëveshja, dhe vendosi t’ia shiste Papës.
Në shenjë hakmarrjeke, Lorenco De Mediçi, që ishte ende bankieri kryesor i Papës, refuzoi të financojë blerjen e qytetit. Papa Sikstus hoqi zyrtarisht dorë nga Banka Mediçi dhe kërkoi huadhënës alternativë, përfshirë familjen fiorentine Paci.
Atentati ndaj Lorencos solli pasoja politike të rënda. Komploti i familjes Paci kërcënoi të destabilizonte të gjithë gadishullin italian, që kishte gëzuar një paqe të brishtë për pjesën më të madhe të dy dekadave pas pushtimit osman të Kostandinopojës në vitin 1453.
Ndërsa. Mediçi ndëshkoi komplotistët – përfshirë Françesko Salviatin, kryepeshkopin e Pizës – Papa doli hapur kundër familjes Mediçi. Ekzistonte rreziku i një lufte të vërtetë, e cila në fund u shmang vetëm falë diplomacisë mbresëlënëse personale, në të cilën Lorenco e bëri veten vasal të mbretit Ferrante të Napolit, dhe e bindi këtë të fundit të hynte në një aleancë me të.
Në marsin e vitit 1480, Lorenco u rikthye në Firence dhe rifitoi pushtetin që kishte. Ai vazhdoi modelin e aleancave përmes martesave: djali i tij Piero do të martohej me Alfonsina Orsinin e Napolit. Ndërsa, vajza e tij Madalena u martua me një djalë të paligjshëm të pasardhësit të Papa Sikstusit, Papa Inocentit VIII.
Në vitin 1489, djali i Lorencos, Xhovani, u bë kardinal. Ai ishte në atë kohë vetëm 13 vjeç, shumë nën moshën që ndodhte normalisht një promovim i tillë. Ndaj emërimi i tij ishte dëshmi e suksesit të Lorencos në rifitimin e ndikimit të tij.
Ndërkohë, trashëgimia e tij më e njohur sot është ajo e patronazhit. Firence në kohën e Lorencos ishte qyteti i artistëve si Leonardo da Vinçi, tre vjet më i ri se Lorenco, që iu bashkua ateliesë së Andrea del Verokios në mesin e viteve 1460.
Në fundin e jetës së Lorencos, një Michelanxhelo i ri (i lindur në vitin 1475) iu bashkua grupit të artistëve që mblidheshin në kopshtin e skulpturave të Pallatit Mediçi, ku ata ishin në gjendje të studionin koleksionin e artit dhe antikave të Lorencos.
Vdekja e Lorenco De Mediçi më 8 prillin e vitit 1492, cilësohet shpesh si fundi i një epoke. Ai ishte vetëm 43 vjeç, por vuante nga sëmundja reumatike e cermës, nga e cila vuanin në fakt të gjithë anëtarët e familjes së tij. Ai vdiq dy vjet para shpërthimit të luftës dhe mërgimit të gjithë familjes Mediçi.
Për botën moderne, Mediçi u shndërrua në një model të filantropisë, edhe nëse kjo nënkuptonte anashkalimin e disa prej mjeteve më të dyshimta, me të cilat ata kishin fituar pasurinë dhe pushtetin e tyre. /“History Extra”/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje