LAJMI I FUNDIT:

Tirana shënon me ekspozitë 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Tirana shënon me ekspozitë 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Është përkujtuar sot në Tiranë 137 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Një ekspozitë e veçantë është organizuar me këtë rast në Pavijonin e Rilindjes, në Muzeun Historik Kombëtar, ku pasqyroheshin ngjarjet dhe personazhet më të rëndësishme të kësaj periudhe të kombit shqiptar.

Etleva Demollari përgjegjëse e sektorit të programeve edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar tha se mesazhet e Lidhjes së Prizrenit për çështjen shqiptare qëndrojnë aktuale edhe sot.

“Lidhja Kombëtare e Prizrenit është Kuvendi në të cilin nacionalizmi shqiptar u shpreh në një formë të pjekur e të kulturuar me kërkesa të qarta për autonomi e zhvillim kombëtar. Në politologjinë shqiptare dhe atë të huaj kur flitet për Shqipërinë është shkruar shumë për rëndësinë e këtij Kuvendi si dhe për vendimet që u morën aty, vendime që janë shprehja e parë e kombësisë për shqiptarët në udhëtimin modern të kësaj fjale. Mesazhet e saj janë bërë pjesë e artikulimeve politike të kombit shqiptar gjatë gjithë historisë së mëvonshme të tij”, tha Etleva Demollari përgjegjëse e sektorit të programeve edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Më tej u theksua se Lidhja e Prizrenit vjen si një histori qëndrese sepse kishte kundër vetes vullnetin e pothuajse të gjitha fuqive të mëdha të kohës dhe kundërshtoi çdo vendim të gabuar të tyre rreth tërësisë territoriale të shqiptarëve, përcjell Kp.


Me këtë rast është ftuar shkolla “Lidhja e Prizrenit”, e cila performoi një program të shkurtër artistik me recitime dhe këngë të nxënësve të shkollës.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori