LAJMI I FUNDIT:

Times: Mund të rinisin bisedimet Prishtinë-Beograd

Times: Mund të rinisin bisedimet Prishtinë-Beograd

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon mund të emërojë së shpejti një negociator për bisedime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu shkruan sot gazeta britanike "The Times", duke cituar disa diplomatë perëndimor.

Sipas kësaj gazete Rusia ka kërkuar nga sekretari Ki-Moon që të injorojë, ose të paktën të prolongojë afatin prej 120 ditësh për transferimin e kompetencave nga misioni i KB-së tek institucionet e Kosovës, të cilat siç theksohet, skadojnë më 16 qershor.

Gazeta lakon emrin e Jean-Marie Guehnno, si një nga zyrtarët më të mundshëm për këtë detyrë.

Siç vlerëson gazeta, kjo mund të çonte Kosovën në një periudhë të re tranzitore, pa status të qartë, me gjithë faktin se autoritetet atjeshme më 17 shkurt shpallën pavarësinë e nga Serbia.


Sipas Times Rusia kërkon nga sekretari Ban Ki-Moon rinisjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ndryshe e kanë kërcënuar atë se do të pengojnë rizgjedhjen e tij në krye të OKB në mandatin e dytë.