Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u pajtuan të mërkurën për të punuar së bashku në një hetim ndërkombëtar për sulmin me gaz helmues javën e kaluar në Siri, që la mbi 80 persona të vdekur, transmeton AP.
Uashingtoni ka akuzuar Rusinë për aleancë me presidentin sirian Bashar al Assad, derisa Moska zyrtare pohon se kryengritësit janë përgjegjës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin takoi të mërkurën sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, me të cilin biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë tensionuar pas zhvillimeve të fundit në Siria.
“Është një nivel i ulët i besimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Tillerson.
Ai tha se një grup punues mund të krijohen për të përmirësuar lidhjet SHBA-Rusi dhe për të identifikuar problemet. Ai, po ashtu, tha se dy palët biseduan për mos pajtimet mbi Sirinë dhe si t’i jepet fund luftës civile, e cila ka kapluar këtë shtet për gjashtë vjet.
Tillerson përsëriti se administrata Trump beson se “sundimit të familjes Assad është duke i ardhur fundi”, transmeton KosovaPress.
Ai theksoi se qeveria siriane ka kryer mbi 50 sulme, në të cilat ka përdorë klor ose armë tjera kimike gjatë konfliktit.
Rusia asnjëherë nuk ka njoftuar publikisht për ndonjë sulm të tillë të kryer nga forcat e Assadit dhe në 18 muajt e fundit i ka ndihmuar presidentit sirian për të zgjeruar autoritetin e tij në Siri.
Lufta civile në Siri është e ndarë nga përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të luftuar kundër Shtetit Islam në veri të vendit.
Ndryshe, takimi ndërmjet Putin dhe Tillerson nuk ishte konfirmuar formalisht deri në minutën e fundit.
Vendimi i Putinit për të pritur Tillerson sinjalizon synimin e Moskës zyrtare për të mbajtur komunikimet me SHBA-të, pavarësisht toneve të ulëta në publik për shkak të zhvillimeve në Siri.
Tillerson është pritur ftohtë në kryeqytetin rus derisa po fillonte takimi me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
Presidenti Trump ka kritikuar Putin të mërkurën, duke thënë se presidenti i Rusisë po mbështet personin (Bashar al Assad), i cili me të vërtetë është një person i keq.
“Mendoj se shumë keq për Rusinë. Mendoj se është shumë keq për njerëzimin”, ka thënë Trump, duke shtuar se “Assad është një kafshë”.
Putin, i cili nga inteligjenca amerikane thuhet se ka ndihmuar Trump për t’u zgjedhur president, insiston se marrëdhëniet me SHBA kanë shkuar për të mirë qëkur Trump ka marrë detyrën në janar, transmeton AP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës