LAJMI I FUNDIT:

‘Tifozat Kuq e zi’ në Paris

‘Tifozat Kuq e zi’ në Paris

Tifogrupi ‘Tifozat Kuq e Zi’ janë ftuar të marrin pjesë në konferencën e Parisit ku do të diskutohet për ambasadat e tifozëve gjatë Kampionatit Evropian, Euro 2016.

Në një komunikatë të publikuar nga tifogrupi shqiptar, bëhet me dije se përfaqësues të këtij grupimi do të jenë pjesë e evenimentit që organizohet nga shoqata “Përkrahësit e Futbollit në Evropë” dhe Federata Franceze e Futbollit që ka mbështetjen e UEFA-s.

Evenimenti do të organizohet në datat 3 dhe 4 Mars me kryefjalë kulturën e respektit të tifozëve dhe informimin e tifozëve që do të udhëtojnë drejt Francës gjatë Euro 2016.


Rreth 150 pjesëmarrës nga 26 vende të ndryshme do të jenë të pranishëm në konferencë ku do të vihet theksi edhe në atmosferën festive të turneut më të madh kontinetal.

Një mbështetje të madhe për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konferencë ka dhënë edhe Ambasada Franceze në Tiranë.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Kalo në kategori