LAJMI I FUNDIT:

“Tifozat Kuq e Zi” e duan Kosovën në FIFA dhe UEFA

“Tifozat Kuq e Zi” e duan Kosovën në FIFA dhe UEFA

Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë deklaruar haptazi se ata e përkrahin idenë që edhe Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA.

Edhe pse para ca ditësh u keqinterpretua komunikata e përfaqësuesit të grupit TKZ në Kosovë, Flakron Abazit, gjatë emisionit Rubikon të Adriatik Kelmendit, kryesia e këtyre tifozëve ka bërë të qartë edhe njëherë qëndrimin e tyre për përfaqësuesen e Kosovë.

“‘Tifozat Kuq e Zi’ janë për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në organizatat si UEFA e FIFA (pa kushte), sepse është hapi vendimtar që do të zgjidhte ngërçin drejt bashkimit të një lige dhe forcimit të Kombëtares së përbashkët, Kombëtares Shqiptare. Një ligë e përbashkët Shqiptare, do të rriste në masë të madhe kualitetin e futbollit dhe të futbollistëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke forcuar edhe klubet, rritur të ardhurat për to, dhe duke i bërë ato më kompetitive në arenën ndërkombëtare”, ka potencuar kryesia e TKZ për Telegrafin.

"Tifozat Kuq e Zi" janë tifozë të Kombëtares Shqiptare dhe të sportistave shqiptarë që e përfaqësojnë Flamurin Kuq e Zi! Sot, me këto rrethana të reja që janë krijuar ne vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme më e mirë për të gjithë është “Një Komb, Një Kombëtare” për të gjithë Shqiptarët. Ne, Tifozat Kuq e Zi do të vazhdojmë të punojmë deri në fund që të ruajmë dhe forcojmë këtë Kombëtare që e kemi”, shtuan ata. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori