Tirana International Film Festival- TIFF, i cili sapo ka shpallur fazën e pranimit të filmave konkurrues, këtë vit nuk do të jetë thjesht festivali i filmit me metrazh të shkurtër.
Festivali, i cili dy vjet më parë ishte në fije të perit për vijimësinë e tij, kësaj here ka menduar të zgjerojë hapësirat. Pjesë e tij do të jetë edhe filmi me metrazh të gjatë. Edhe në edicionet e tjera kjo kategori ka qenë e pranishme me prodhime mjaft të mira të kinematografisë botërore dhe natyrshëm, organizatorët (Albanian Art Institute, “Ska-ndal” production) kanë menduar që kësaj here, filmi me metrazh të gjatë të jetë pjesë e konkurrimit.
Mbështetësja kryesore financiare e këtij festivali është Qendra Kombëtare Kinematografike, e cila në mbledhjen e muajit qershor, firmosi një shumë prej 18,5 milionë lekësh, në favor të TIFF-it. Dhe pas zgjidhjes së një prej problemeve më të mëdha për ngjarje të këtij lloji, financimit, struktura e festivalit është e qartë. Do të konkurrohet në tri seksione, që janë ai i filmit të gjatë, i atij me metrazh të shkurtër dhe “Digiart”, që është një kategori e re për filmin e shkurtër televiziv.
Sipas organizatorëve të festivalit, gjatë ditëve të këtij aktiviteti do të kombinohen të gjitha zhanret dhe formatet, që nga artistiku, dokumentari, i animuari e eksperimentali. I hapur për të gjithë krijuesit nga bota, TIFF kërkon të bëhet një dritare, jo vetëm për krijuesit me emër në kinematografinë ndërkombëtare, por edhe për të rinjtë premtues. Nuk do të mungojnë edhe takimet e seminaret, duke e kthyer Tiranën në një pikë takimi mes kineastëve shqiptarë, ballkanas dhe nga vende të tjera, të cilët ndajnë së bashku pasionin e tyre për filmin.
Edicioni i shtatë i TIFF, vjen më afër në kohë. Ai do të zgjasë nëntë ditë. Do të nisë në datën 28 nëntor, deri në 6 dhjetor dhe nuk do të përqendrohet vetëm në një nga kinematë e kryeqytetit, por edhe në salla të tjera, ku do të shfaqen retrospektiva, apo do të zhvillohen takime mes studentësh e kineastësh.
Tanimë faza e pranimeve është hapur dhe në faqen zyrtare të festivalit janë shpallur edhe kriteret që duhet të plotësojnë prodhimet, për të marrë pjesë në këtë edicion. Filmat e gjatë nuk duhet të jenë më të shkurtër se 70 minuta, ndërsa të shkurtrit, jo më të gjatë se 30 minuta. Filmat që nuk janë në gjuhën angleze duhet të jenë të titruar në gjuhën angleze. Por të gjithë duhet të jenë prodhime të pas shtatorit 2008. Faza e pranimit të filmave zgjat deri në 30 shtator, pas së cilës nis edhe periudha më e vështirë, ajo e selektimit të konkurrentëve.
Ashtu si edhe në edicionet e shkuara, festivali do të mbyllet në natën finale me ndarjen e trofeve. Do të jenë dy juri ndërkombëtare, në përbërje të së cilave do të ketë skenaristë, kritikë e regjisorë të njohur, që do të vendosin për më të mirët. Në shtatë vite histori, Tirana International Film Festival ka njohur ulje-ngritjet e veta. Ka njohur edhe zi financiare, mungesë mbështetjeje nga ana e institucioneve shtetërore, por gjithsesi ka arritur të sjellë në Shqipëri, jo vetëm prodhime shumë të mira kinematografike, por edhe regjisorë me emër, të cilët kanë ndarë me publikun emocionet e krijimit të një filmi. Mes tyre mund të përmendim regjisorë si Alexandre Rockwell, Goran Paskaljeviç, Ken Loach, Miguel Hermoso, Sam Green, Andrea Barzin, Angeliki Antoniou, Edoardo Winspeare, Franko Nero, Sergio Rubini, Alessandro Piva, etj.
Çmimet
Filmi më i mirë i gjatë
Regjisori më i mirë
Filmi më i mirë i gjatë shqiptar
Filmi më i mirë artistik me metrazh të shkurtër
Filmi më i mirë i animuar
Dokumentari më i mirë
Filmi më i mirë i shkurtër eksperimental
Filmi më i mirë i shkurtër, shqiptar
Studenti shqiptar më i mirë
Çmimi i medias
Çmimi i publikut
Çmimet e DIGIART
/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para