LAJMI I FUNDIT:

Thyen shtëpinë e huaj për të pastruar rrobat

Thyen shtëpinë e huaj për të pastruar rrobat

Një plaçkitës nga shteti federal amerikan i Kansasit është dëshmuar si një njeri shumë i pastër, por edhe si ikës i mirë.

Policia nga qyteti Wichita thonë se mashkulli ka hyrë me dhunë në një shtëpi, të premten në mbrëmje, për të pastruar rrobat e tij, por ka ikur vetëm në brekë, derisa pantallonat i ka lënë në lavatriçe.

Sipas rikonstruktimit të mëvonshëm të ngjarjes, gruaja është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur lavatriçen e saj në bodrum në gjendje të parregullt dhe më pas është ngjitur në kat për të thirrur burrin e saj.

Duket se, plaçkitësi vetëm ka dashur të pastrojë rrobat e tij.