LAJMI I FUNDIT:

BE thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Kinës dhe Meksikës ka ngritur shqetësime në mbarë botën për një luftë të mundshme tregtare globale.

Dhe Bashkimi Evropian po vëzhgon veçanërisht nga afër pasi Trump ka sinjalizuar tashmë synimin e tij për të vendosur tarifa ndaj bllokut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euronews të dielën se BE-së “i vjen keq për vendimin e SHBA për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës”.


“Për momentin nuk jemi në dijeni të vendosjes së tarifave të mëtejshme për produktet e BE-së. Marrëdhëniet tona tregtare dhe investuese me SHBA-në janë më të rëndësishmet në botë… Ne duhet të kërkojmë të forcojmë këtë marrëdhënie”, tha zëdhënësi.

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Lexo po ashtu Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Komisioni Evropian ka deklaruar më parë se: “Masat e përgjithësuara tarifore rrisin kostot e biznesit, dëmtojnë punëtorët dhe konsumatorët. Tarifat krijojnë ndërprerje të panevojshme ekonomike dhe nxisin inflacionin. Ato janë të dëmshme për të gjitha palët”.

Sipas Euronews, zëdhënësi vazhdoi të shpjegoi se tregjet e hapura dhe respektimi i rregullave të tregtisë ndërkombëtare “janë thelbësore për një rritje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike”.

“BE beson fort se tarifat e ulëta nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik brenda një sistemi tregtar të fortë e të bazuar në rregulla. Megjithatë, BE do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo partneri tregtar që vendos në mënyrë të padrejtë ose arbitrare tarifa për mallrat e BE-së”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori