LAJMI I FUNDIT:

Thjeshtësohet marrja e shtetësisë shqiptare, qeveria propozon ndryshime

Thjeshtësohet marrja e shtetësisë shqiptare, qeveria propozon ndryshime

Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqiptare ku parashikohet heqja e disa kritereve për përfitimin e saj.

Të huajt nuk do të kenë më si kusht të dinë gjuhën shqipe për të përfituar nënshtetësinë shqiptare në rast se kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.

Në nenin 1 të projektligjit çdo fëmijë i lindur në Shqipëri do të ketë të drejtë të përfitojë shtetësinë në moshën madhore me pëlqimin e të dy prindërve me shtetësi tjetër të cilët kanë qëndruar në mënyrë të ligjshme në territorin shqiptar.


Të drejtën për nënshtetësi shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e fëmijës së lindur në vendin tonë nëse kanë banuar në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Shqipërisë për të paktën tre vite pavarësisht nëse e dinë apo jo gjuhën shqipe.

“I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, (gjuha) nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet”, thuhet në projektligjin e propozuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori