LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e seancës konstituive “peng” i numrave të PAN-it

Thirrja e seancës konstituive “peng” i numrave të PAN-it

Kanë kaluar një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërkaq koalicioni PDK-AAK-Nisma ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re të vendit, e cila do të duhej të udhëhiqej nga Ramush Haradinaj si i nominuar për kryeministër nga ky koalicion.

Pavarësisht kësaj, edhe presidenti Hashim Thaçi, ende nuk ka bërë thirrje për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ani pse ka javë që KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Por, sipas deputetit nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, seanca e parë parlamentare do të mund të mbahet më 27 korrik.


Ai në një prononcim për Telegrafin, theksoi se ky është vetëm një mendim i tij në bazë të disa llogaritjeve që ka bërë.

“Orientimisht duhet të mbahet deri më 27 korrik, sepse para kësaj date nuk ka shancë më e u mbajt, sepse neve na shkojnë 4 ditë deri të regjistrohemi dhe t’i bëjmë kartelat, mbi bazën e kësaj qysh e kom llogaritë unë më së largu të mërkurën apo të enjten e ardhshme mundet të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh Zeka.

Por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj. I pyetur rreth mundësisë së mbajtjes së seancës së Kuvendit më 27 korrik, Arifaj ka thënë shkurt “nuk e di”.

Ndërkaq Milaim Zeka, në emisionin Info Magazinë sot, potencoi se Ramush Haradinaj i ka votat për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Zeka shtoi po ashtu se ky është momenti ku në vend nuk duhet të lihet peng formimi i institucioneve sepse një vakum të tillë e kanë shkaktuar përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së.

Mirëpo, Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi, gjatë ditës së sotme po ashtu ka hedhur poshtë deklaratat e deritanishme të anëtarëve të partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit PAN që ky i fundit tashmë i ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

Ai theksoi se janë në proces të sigurimit të numrave për formimin e Qeverisë.

Më 8 korrik KQZ-ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ndërsa, presidenti ka afat ligjor deri më 8 gusht për ta thirrur seancën konstituive të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori