LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet

Thirrja e fundit e presidentëve: Mos i mbani tubimet

Presidenti Bamir Topi u takua të premten me dy ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën politike dhe rolin të presidentit të Shtetit, në respektimin dhe zbatimin e Kushtetutës, për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve politike dhe nxjerrjes së vendit nga gjendja e patolerueshme e hendekut politik mes palëve.

Dy ish-presidentët vlerësuan lart rolin moderator dhe të ekuilibruar të presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme të tij për partitë politike, ku bëhet thirrje për vendosjen e dialogut politik, konstruktiv, thelbësor në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve të tij si garant i Kushtetutës dhe i unitetit të popullit.

Meidani dhe Moisiu u shprehën se mbështesin fort rolin e kryetarit të Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura. Po ashtu theksuan nevojën urgjente për rikthim në normalitetin politik institucional si dhe që politika dhe udhëheqësit politike të ndalin menjëherë çdo sulm ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.

Njëkohësisht u vu në dukje domosdoshmëria për t’u lënë hapësirën dhe kohën e nevojshme organeve të specializuar ligjore që të zhvillojnë një hetim tërësor, profesional, transparent e të paanshëm.


Pasi u dënua dhuna e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve, në takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të matura dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, që do të ishin hapat e parë konkret në kërkim të zgjidhjes së drejtë për të dalë nga kjo gjendje, e cila cenon demokracinë në vend dhe dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori