LAJMI I FUNDIT:

Thërret policinë për t’ia gjetur syzet

Thërret policinë për t’ia gjetur syzet

Një britanike, e cila nuk ka mundur t’i gjejë syzet e saja, ka thirrur policinë dhe i ka pyetur nëse mund t’ia gjejnë ato që përfundimisht të mund t’ia nisë përgatitjen e drekës. Gjithashtu, është regjistruar edhe thirrja e mashkullit i cili është ankuar se gruaja e tij nuk po i përgatiste drekën.

Një herë i ka thirrur një student i cili ka pyetur nëse e dinë se kur është zbuluar interneti, e tjetri ka kërkuar ta transportojnë deri në shtëpi. Policisë i janë ankuar për vonesën e autobusëve, e një person ka dashur të dijë se çfarë dite ishte atë ditë.

Thirrjet bizare të drejtuara kah policia britanike përfshijnë edhe atë të gruas e cila e ka lutur policinë të shpëtojë ketrin, i cili gjendej në afërsi të autostradës sepse aty nuk kishte lajthi, shkruan gazeta britanike The Sun.

Në periudhën prej qershorit 2007 e deri në korrik 2008 janë bërë 8.400 thirrje të këtilla apo të ngjashme.


"Humbja e kohës së shërbimit policor do të mund të kushtonte jetë njerëzish”, thotë polici Dave Hayler.