LAJMI I FUNDIT:

Thërrasin policinë për picë të gabuar dhe tualet

Thërrasin policinë për picë të gabuar dhe tualet

Një prift britanik e ka thirrur policinë pasi që personeli i aeroportit në Manchester nuk e ka lejuar të përdorë tualetin. Ky është vetëm një nga thirrjet joserioze në numrin e thirrjeve emergjente të cilat policia e Manchesterit i ka pranuar gjatë festave të Krishtlindjeve.

Policia ka shënuar thirrjen e një gruaje e cila është ankuar se linjat telefonike janë të zëna dhe se nuk mundet të votoj për favoritin e saj në një garë vallëzimi në BBC, derisa një “mashtrues” tjetër policisë i është ankuar se Babadimri po i hyn me dhunë në shtëpi.

Numrin për raste urgjente e ka thirrur edhe njeriu i cili është ankuar se personeli i një restoranti të ushqimit të shpejtë i kishin hedhur kërpudha në picë, edhe pse nuk i kishte kërkuar ato. Një person tjetër ka thirrur të pyes policinë deri në cilën orë punon barnatorja.

Policët e revoltuar, pasi që gjatë kohës së festivalit në Manchester kanë pranuar 72 thirrje “të rrejshme” për ndihmë ua kanë tërhequr vëmendjen publikut.


"Ata të cilët pa nevojë thërrasin numrin për raste emergjente apo edhe më zi, për shkak të ndonjë shakaje pa kripë ose për shaka, mund t’i sjellin në pikëpyetje jetën e dikujt që pret në linjë e të cilëve me të vërtetë u nevojitet intervenimi i shpejt", thuhet në raportin policor të cilin e transmeton BBC.

Në adresimin e tyre ata kanë theksuar se nata e Vitit të Ri do të jetë një prej netëve më të lodhshme për ta dhe se nuk duan të humbin në gjëra të pakuptimta.