LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë shkupjani 32 vjeçar, është në rrezik për jetë

Theret me thikë shkupjani 32 vjeçar, është në rrezik për jetë

Shkupjani 32 vjeçar (A.S) dje pasdite në ora 15:40 është sjellë në Qendrën urgjente Shkup në KARIL me dy goditje nga thika në pjesën e kraharorit dhe kurrizit, informoi sot Ministria dhe Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I lënduar nuk është në gjendje të flasë dhe është në rrezik për jetën, njofton AIM.

Janë marrë masa për qartësimin e rastit dhe arsyet pse ka ndodhur incidenti. /Telegrafi/