LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron Merkelin, thotë se kjo fitore forcon Europën

Thaçi uron Merkelin, thotë se kjo fitore forcon Europën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e djeshme për Bundestag të partisë së saj, Unionit Kristian Demokrat, CDU.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Europën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.

“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Europën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi. /Telegrafi/