LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Universiteti i Prishtinës ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes 

Thaçi: Universiteti i Prishtinës ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ceremoninë e shënimit të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, tha se liria dhe shteti i Kosovës janë të pandashme me Universitetin e Prishtinës.

Presidenti Thaçi tha se Universiteti i Prishtinës në historinë e tij gjysmëshekullore ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes, shkencës si dhe ka dhënë dëshmorë të shumtë.

Thaçi më tej tha se  Kosova ka qenë dhe mbetet Evropë dhe Perëndim. Ai tha se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pasi siç tha ai Kosova ka përqafuar vlerat civilizuese perëndimore.


“Sot kur po shënojmë edhe 10 vjetorin e pavarësisë, më tepër se kurrë tha se shoqërisë në Kosovë i nevojitet uniteti politik e qytetar”, tha ndër të tjera, presidenti i vendit.

Rektori Marjan Dema me këtë rast tha se Universiteti i Prishtinës shërbeu si fole ku u ngritën çështjet më madhore të kombit.

Ai tha se sot me gjithë vështirësitë, UP është një universitet cilësor dhe ka arritur të bëhet anëtare e shumë asociacioneve ndërkombëtare.

“Ne krenohemi me rezultatet e studentëve tanë në garant ndërkombëtare”, tha Dema, duke shtuar se UP ka sfida të shumta.

Ai tha se Universiteti i Prishtinës është madhështor dhe këtë e ka dëshmuar historia.

Sipas tij, pa ndryshimin e mirëfilltë të Universitetit të Prishtinës, nuk mund të ketë ndryshim të Kosovës.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Geci tha se ceremonia e themelimit të 48 vjetorit të UP-së është një moment i veçantë për të kujtuar vullnetin, përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e një kombi të tërë për dije dhe edukim.

“Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarja më e rëndësishme në sferën e edukimit dhe arsimimit të popullit të Kosovës. Ky ishte momenti i kthesës për një të ardhme të ndritur për vendin tonë. Në këtë Universitet u kultivuan vlera të larta kombëtare dhe buruan iniciativa që formësuan synimin e drejtë dhe historik për pavarësi të shtetit të Kosovës”, theksoi Geci.

Ai tha se emri i intelektualit dhe patriotit të cilin e mbanë Universiteti i Prishtinës, është dëshmi që populli ynë ka lindur dhe rritur intelektual të etur për dije dhe shkollim.

Në ceremoninë e shënimit të 48 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” morën pjesë figura të rëndësishme të vendit, ambasadorë, rektorë, përfaqësues të AShAK-së, drejtues të UP-së, senatorë, profesorë, studentë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori