LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon se për çfarë biseduan me Erdoganin në Nju Jork

Thaçi tregon se për çfarë biseduan me Erdoganin në Nju Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditura detajet e takimit me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Siç ka thënë Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, përkatësisht takimit me presidentin e Turqisë, kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.

“E falënderova presidentin Erdoğan për mbështetjen që Turqia po i jep Kosovës në procesin e rritjes së njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të posaçëm në Interpol, me synim për t’i mundësuar Kosovës që të kontribuojë më shumë në rritjen e sigurisë globale”.


“Gjithashtu, e informova presidentin Erdoğan lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast homologu turk shprehu mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme midis dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori