Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas përfshirjes së ndërkombëtarëve, ka kërkuar kohë për të bërë përpjekjen e fundit për t’i bindur edhe Listën Serbe dhe krijuar bashkërisht ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese.
Thaçi ka thënë se iniciativa e tij është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona shtetërore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që gjatë tri viteve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dokumentit kryesor të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) të miratuar në mars 2014.
“Për më tepër, përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë (6) muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet tona të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik për vendin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai u shpreh optimist, pasi që tash Lista Serbe ka vendosur t’i rikthehen punës në kuadër të institucioneve.
Thaçi ka thënë iniciativën ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës e ka ndërmarrë jo vetëm për shkak se është obligim kushtetues dhe ligjor, jo vetëm se është e drejtë e jona thelbësore që të kemi ushtrinë tonë, e cila garanton mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror, mirëpo edhe për shkak se konsideron se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin e vet për anëtarësim në NATO, pa themeluar ushtrinë e vet.
Presidenti Thaçi i ka dhënë edhe arsyet e tij, që e kanë bërë të kërkoj edhe pak kohë për t’i bindur Listën Serbe, duke treguar se çfarë ka ndodhur në ndërkohë.
“Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë tonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme të cilat mendoj se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Zhvillimi i parë pozitiv, sipas Thaçit, është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore.
Ndërsa, zhvillimi i dytë pozitiv, Thaçi ka thënë se është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
Në rast të dështimit të përpjekjeve të ndërkombëtarëve, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili asaj i ndërron misionin nga civil në ushtarak, mund të vihet në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës pa ndjekur procedura të reja. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë