LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do të jem një president ndryshe (Video)

Thaçi: Do të jem një president ndryshe (Video)

Hashim Thaçi premton se do të jetë një president ndryshe në Kosovë. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se ka besim se liderët e politikës kosovare do ta zgjidhin tensionin politik.

A keni ndonjë plan konkret për dalje nga kriza politike dhe besoni se opozita do ti përgjigjet thirrjes për takim me ju?

Thaçi: Unë kam besim se tek liderët politikë të Kosovës do të dominojë vullneti politik. Do të dominojë energjia pozitive që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme të përbashkët për ecje përpara.


Çfarë prisni nga Gjykata Speciale tani që kanë përfunduar të gjitha procedurat për formimin e saj?

Thaçi: Ne si Kosovë i kemi përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme, të gjitha obligimet që i kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare. Unë mendoj se Gjykata Speciale duhet të shfrytëzohet si një avantazh për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Kështu që ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do t’i japim mbështetje të plotë.

Si president jeni edhe komandant suprem i forcave të armatosura. Kur besoni se FSK do të shndërrohet në ushtri?

Thaçi: Edhe si president i vendit edhe si komandant i forcave të armatosura të Republikës së Kosovës do të punojë menjëherë për themelimin e Forcave të Armatosura, për fillimin e partneritetit për paqe dhe natyrisht edhe gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare Kosova të integrohet në NATO.

A keni menduar ende se si do të jetë dita juaj e parë si president i Kosovës?

Thaçi: Mendoj se do të jetë një ditë e veçantë, një ditë e re për Kosovën e re, për Kosovën evropiane. Do të jetë një presidencë më ndryshe dhe një president më ndryshe.

Pas largimit tuaj nga kreu i PDK-së, partia ka mbetur pa kryetar për herë të parë pas 17 viteve. Ndërkohë, janë shtuar zërat që zëvendësi juaj i deritanishëm Kadri Veseli mund tu pasojë ju. A mendoni se Veseli mund të udhëheqë PDK-në?

Thaçi: Gjithçka do të jetë në përputhshmëri me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu edhe me vullnetin e njerëzve. Prandaj, kjo çështje i takon tashmë lidershipit të ri të Partisë Demokratike dhe jo presidentit të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori