LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës

Thaçi: Do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është drejtuar qytetarëve edhe përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se prej sot do të jetë në detyrë të re, me përgjegjësi të reja, por siç tha ai, gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Prej sot jam në detyrë të re, me përgjegjësi të reja, por gjithnjë në shërbimin tuaj.


Si President i Kosovës do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie.

Ne jemi krenarë me të kaluarën heroike dhe së bashku me ju do t’i afirmojmë vlerat sublime të popullit tonë.

Jam i vetëdijshëm se të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese, por këtë detyrë zotohem se do ta kryej në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me juve”. /Telegrafi/