Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se luftëtarët e Kosovës kaluan nëpër sisteme të njëpasnjëshme gjyqësore për të dëshmuar të vërtetën dhe drejtësinë.
Andaj, sipas presidentit Thaçi, përcjell Telegrafi, edhe tani çdo ish-luftëtar i lirisë duhet të përgjigjet me korrektësi para Gjykatës Speciale.
Reagimi i Thaçit në Facebook vjen pasi deri më tani janë thirrur disa emra për të dëshmuar para Gjykatës Speciale.
Më poshtë keni postimin e plotë të presidentit Thaçi:
Kosova ishte viktimë e agresionit të Serbisë. Qytetarët e Kosovës, në luftën e tyre për liri dhe pavarësi, sakrifikuan edhe jetën.
Në Kosovë ndodhi spastrimi etnik me përmasa gjenocidi.
U vranë mbi 13 mijë civilë shqiptarë dhe u dhunuan rreth 20 mijë gra shqiptare. U zhdukën rreth 3 mijë persona dhe u shkatërruan rreth 40 për qind e infrastrukturës. U zhvendosën dhunshëm nga shtëpitë dhe pronat e tyre rreth 1 milion shqiptarë dhe e gjithë kjo fushatë çnjerëzore u ushtrua nga Serbia.
Lufta jonë ishte e drejtë dhe atë e zhvilluam mbi bazën e parimeve të lirisë dhe drejtësisë.
Drejtësi duhet të ketë për të gjithë, pa dallim etnik.
Luftëtarët e lirisë, për të dëshmuar të vërtetën dhe drejtësinë e luftës së tyre, kaluan nëpër sisteme gjyqësore të njëpasnjëshme të udhëhequra nga ndërkombëtarët.
Ata kaluan nëpër sistemin gjyqësor të UNMIK-ut, të Tribunalit të Hagës dhe të EULEX-it, për t’u riballafaquar më pas edhe me kërkesën e aleatëve tanë për themelimin e Dhomave të Specializuara, që ishte precedent në raport me vendet e tjera të rajonit të dala nga lufta.
Kosova, edhe pse e viktimizuar, duke besuar në të vërtetën dhe drejtësinë, i themeloi Dhomat e Specializuara në verën e vitit 2015-të.
Luftëtarët tanë të lirisë, çdoherë kanë qenë shembull në rajon, duke iu përgjigjur dhe mos i ikur asnjëherë drejtësisë.
Edhe sot, në situatën e re të krijuar, çdo ish-luftëtar i lirisë duhet t’i ruajë dhe kultivojë vlerat fisnike prej luftëtari, duke iu përgjigjur Dhomave të Specializuara me korrektësi qytetare dhe ligjore.
Kosova beson në të vërtetën, në drejtësinë dhe në procese transparente.
Vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën evropiane, në rrugëtimin e saj të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. HTH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar