LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Pacollin, pak minuta pas konferencës

Thaçi takon Pacollin, pak minuta pas konferencës

Vetëm pak minuta pas konferencës që mbajti i janë dashur presidentit Hashim Thaçi, që të shkojë në njërin prej hoteleve në kryeqytet për ta takuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Klan Kosova ka siguruar fotografi prej takimit që aktualisht është duke u mbajtur aty.

Ky takim mes tyre ndodhë në kohën kur po synohet që të krijohet Qeveria e re, pjesë e së cilës nga AKR janë deklaruar se nuk do të jenë.


Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar sot Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të tij ku propozoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Thaçi në një konferencë për media, ka thënë se e mirëpret përfundimin e këtij procesi politik e juridik.

“U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tashmë është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, shpresoj se do të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ka qenë i kujdesshëm që çdo hap që ka ndërmarr të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori