Kryeministri Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kroacisë, ku me ftesë të kryeministrit të këtij vendi po merr pjesë në punimet e Samitit Kroacia 2009, që po mbahet në Dubrovnik, ka zhvilluar takime me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg, përfaqësuesin e Presidencës së radhës të BE-së, ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt dhe me përfaqësuesen e Parlamentit Evropian, Doris Pack.
Thaçi gjatë qëndrimit në Dubrovnik, ka takuar edhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministrin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Nikolla Shpiriq, ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ministri e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe ministrin për Çështje Evropiane të Turqisë, Egemen Baish.
Në këto takime – siç thuhet në një kumtesë të Kryeministrisë – Thaçi ka prezantuar përkushtimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe në regjionin e Evropës Juglindore. Thaçi ka potencuar përparimet e Republikës së Kosovës për plotësimin e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Qeveria dhe institucionet e Kosovës, ka theksuar ai do të vazhdojnë të miratojnë standardet e BE-së në tregun e brendshëm, në politikat shtetërore dhe në gjyqësinë e vendit. “Ne do të vazhdojmë të ndjekim dhe të kompletojmë objektivat tonë në përputhje me Planin për Veprim të Kosovës për Partneritet Evropian”, është shprehur kryeministri Thaçi.
Në këto takime me burrështetas evropianë dhe amerikanë, si dhe me udhëheqësit shtetëror të vendeve të Evropës Juglindore, kryeministri Thaçi është fokusuar edhe tek fryma bashkëpunuese dhe e fqinjësisë së mirë, që po promovon Qeveria e Republikës së Kosovës me vendet e rajonit. Stabiliteti dhe paqja hapin perspektiva për investime, për zhvillim dhe për të gjitha iniciativat tona të përbashkëta, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para