Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar se më 7 nëntor 1918 u mblodh në Shkodër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës që synonte çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që ishin pushtuar prej Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Më 7 nëntor 1918 u mblodh në Shkodër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës që synonte çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që ishin pushtuar prej Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Në krye të komitetit qëndronin figura të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare si Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Bajram Curri apo Sotir Peci. Ky komitet luajti një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes sonë kombëtare si dhe në mbrojtje të popullsisë sonë civile prej mizorive të pushtuesve.
Por, vlen të veçohet programi fisnik dhjetë-pikësh i mëposhtëm i Komitetit i cili i kushton vëmendje të veçantë kujdesit për popullsinë civile serbe.
Ky program është një dëshmi e fortë historike se shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, qoftë 97 vite më parë në kohën e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe qoftë 17 vite më parë në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë kanë bërë një luftë të drejtë, të pastër e dinjitoze.
‘Programi i Komitetit të Kosovës për kryengritjen e vitit 1919 në Kosovë ishte:
1- Asnji kryengritës nuk guxon me i damtue shkiet e vendit,veç atyre që qendrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.
2- Asnji kryengritës nuk guxon me djegë shtëpia e me renuar kisha.
3- Plaçka ashtë jashta kryengritjes.
4- Asnji kryengritës nuk guxon me ba naj shemtim mbi trupat e të vramëve të anmikut as me çveshë ata anmiq që jesin dekun e të plaguem ose të xanë rob.
5- Veprimi ma i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë,xhandarmërisë,kundra komiteteve të anmikut që kundërshtojnë me armë në dorë edhe në kjoftë se anmiku ban mizorina shqiptarëve pa armë me vete,ka per tju përmbajt plotësisht e rreptësisht katër pikave të nalt përmenura.
6- Nji shqiptar që e kundërshton luftën krahas me anmikun ose veç asht kundra qëllimit,ka për tu vra pa gjyq e pa afat kushdo që të jet.Por nji tradhëtar pa armë në dorë ka me u gjykue para gjygjit të kryengritjes e ka me u dënue mbas dokumentave e jo me përalla të hallkut.
7- Me të zaptuemit të nji shehri ose të nji katundi,serbët,shkijet e vendit ashtu edhe qarshia të rruhen me njerëz besnika e kryengritësit të ndjekin anmikun pa afat e pa bjerë asnji dakik nëpër shehre e katunde.
8- Kot e panevojë as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit anmik ska me mujt me u derdh.Por aty ku asht nevoja,nji kryengritës ska me guxue me krsye aspak gjakun e vet.
9- Ajroplanat,konsullat e shka ka që i perket këtyne,kan për ti ruejt me gjinde ma besnik e ma të marrun vesh.
10- Të vramët shqiptar s’kan për tu varrosur gjer sa të vij ndonji komisjon i huaj. Mizorinat e bame prej anmikut ka për të mbet shënue edhe për me i dëftue Evropës e Amerikës’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze